PD denoncon: Edi Rama përdor për qëllime elektorale institucionet qeveritare

Publikuar tek: politike, më 19:33 26-05-2015 PD denoncon: Edi Rama përdor për qëllime elektorale institucionet qeveritare

Partia Demokratika ka akuzuar qeverinë se po përdor për qëllime elektorale institucionet qeveritare, fondeve dhe administratës publike duke shkelur Kodin Zgjedhor . Sipas PD, Rama i vë këto në shërbim të kandidatit të ASHE Erion Veliaj.

“Pas urdhrit ndaj drejtorëve të administratës publike për të mbushur kutitë e votimit, Edi Rama ka urdhëruar vënien e institucioneve publike në dispozicion të fushatës së kandidatit për Tiranën. Është e disata herë që kandidati i Edi Ramës  dhunon hapur nenin 3 të Kodit Zgjedhor duke përdorur ALUIZNI-n dhe legalizimet si zyrë partiake. Kjo ndodhi edhe sot në njësinë 11 kur kandidati i Edi Ramës, një qytetar privat pa asnjë atribut publik, shpërndau leje elektorale”, deklaron PD përmes Gerti Bogdanit. 

 Bogdani u kujtoi institucionevce përgjegjëse të marrin masa për zbatimin e ligjit të shkelur sipas tyre nga kandidati i majtë. “Edhe sa duhet te presë e çfarë duhet të ndodhë më shumë që KQZ dhe Prokuroria të marrë masat e nevojshme? Sepse nëse kandidati rilindas i kryeqytetit nuk është mësuar të respektojë ligjin, e kanë detyrë institucionet ta bëjnë ta zbatojë atë”, shprehu deputeti.

“Partia Demokratike i bën thirrje misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, dhe përfaqësive diplomatike të BE-së dhe SHBA-së të monitorojnë nga afër këto shkelje të ligjit dhe cënimin e standardeve të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  Ne i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal dhe të vërë para ligjit autorët dhe përgjegjësit e kësaj shkelje të hapur dhe të rëndë të Kodit Zgjedhor”, përmbyll deklaratën e saj PD.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova-banorëve të “Riza Cerovës”: Do falimentoj dyqanin e valixheve
Ruçi fton Doshin dhe Blushin në fushatë: Mendimi ndryshe adrenalina e PS »
Article Logic
Execution time: 0.019248962402344
array(1) { ["section"]=> string(81) "pd-denoncon-edi-rama-perdor-per-qellime-elektorale-institucionet-qeveritare-12028" }