PD denoncon, Fuga përgjigjet për Skavicën

Publikuar tek: politike, më 16:18 06-01-2016 PD denoncon, Fuga përgjigjet për Skavicën

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PD, Grida Duma ka deklaruar në një dalje për shtyp se kryeministri Rama e ka konfirmuar sipas saj me deklaratën e ministrit Gjiknuri “aferën Skavica”. 

Por i menjëhershëm ka qenë përgjigja e drejtorit të Komunikimit në Kryeministri, Endri Fugës. “S’gënjejnë ministrat po SHQUPI. Kompanitë kanë shprehur interesin e po ndjekin procedurat. Qeveria garanton transparencë. SHQUPI shpifje’’, i kundërpërgjigjet Dumës, Fuga.

“Ministri i energjitikës pohoi se “investitorit” të Ahmetaj, i janë dhënë 8 pikë bonus, çka do të thotë se ai është paracaktuar si fitues. Rama duhet ta ndajë mendjen, cili nga ministrat gënjen, Ahmetaj që pranon se investitori është caktuar, apo Gjiknuri i cili mohon Ahmetajn por thotë që investitorit i ka dhënë bonusit maksimal. Në fillim, kur Partia Demokratike paralajmëroi këtë negociatë të dyshimtë, Edi Rama e mohoi. Më pas, Ahmetaj deklaroi se Skavicën ia kanë dhënë kompanisë turke, kuptohet pa garë, në fshehtësi”, tha Duma..

“Damiani tenton të hedhë poshtë Ahmetajn, duke iu referuar një vendimi qeverie që nuk gjendet i publikuar në faqen zyrtarë të qeverisë. Nëse kërkon vendimet e qeverisë së datës 23 dhjetor që i referohet ministri i energjitikës, nuk ka vendim, për Skavicën. Që do të thotë se ose Gjiknuri gënjen, ose vendimi për Skavicën është mbajtur sekret. Dhe nëse është mbajtur sekret, pse është mbajtur sekret? Kaskada e mashtrimeve me aferën Skavica konfirmon rrezikun që kanoset nga babëzia e Ramës dhe ministrave të tij për të vjedhur pasuritë kombëtare duke i trajtuar si plaçkë të tyren, pa garë e pa transparencë.  Siç u ka dhënë miqve të tij koncensionet në shëndetësi, siç jep tenderat dhe u ngre traun e doganës, siç negocioi fshehtas vjedhjen e shekullit, aferën CEZ ku iu mori shqiptarëve 600 milionë euro nga xhepat dhe taksat e tyre.

Dhe nuk është aspak çudi që këto ditë të rënda për vendin, një tjetër aferë të jetë duke u gatuar në Majami, atje ku Edi Rama po kryen vizitën e luksit të radhës”, përmbylli deklaratën e saj nga selia e PD, Duma.

endrifugapergjigjedumes

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Me çfarë merret Nasip Naço pas dorëheqjes si ministër Drejtësie? (FOTO)
Rama në SHBA, Zv.kryeministri Peleshi në terren për përmbytjet »
Article Logic
Execution time: 0.022160053253174
array(1) { ["section"]=> string(46) "pd-denoncon-fuga-pergjigjet-per-skavicen-29293" }