PD denoncon: Pas dy ditësh, Rama i jep 61 milionë euro mikut të tij për dializën

Publikuar tek: politike, më 10:13 01-08-2015 PD denoncon: Pas dy ditësh, Rama i jep 61 milionë euro mikut të tij për dializën Oriela Nebiaj, zedhenese e PD

Partia Demokratike ka denoncuar përmes zëdhënëses së saj, në një dalje për shtyp koncensionet e qeverisë Rama të cilat i ka cilësuar si korruptive. PD i referohet shërbimeve të dializës dhe thotë se kjo i është dhënë  mikut të kryeministrit, por pa përmendur emër.

Pas dy ditësh, Edi Rama, ka vendosur të japë nje koncesion prej 61 milione eurosh për shërbimin e dializës.

61 milionë euro do të marrë me 3 gusht një mik i Edi Ramës, siç e tregon përvoja e deritanishme dhe qepja e kritereve sipas portretit të fituesit të paracaktuar. Sipas ekspertëve të fushës, mjafton 1/10 e kësaj shume për të përmirësuar shërbimin ekzistues e për ta bërë atë funksional. Edi Rama jo vetëm po i jep 61 milione euro klientit të tij, por po e nxjerr dhe këtë shërbim jashtë sistemit duke ia besuar njerëzve të tij për interesa biznesi dhe jo për interesat e shëndetit të qytetarëve. Edi Rama e ka shndërruar shëndetësinë në minierë përfitimesh financiare me koncesionet e njëpasnjëshme që po jep për miqte dhe donatorët e tij", tha zëdhënësja Nebiaj duke shtuar “por Partia Demokratike nuk do ta lejojë këtë biznes monstruoz”.

Nebiaj tha se PD do anulojë koncensionet të cilat i quajti korruptive, sapo qytetarët t’i besojnë qeverisjen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj fton qytetarët të njohin administratorët e tyre: Boten s'e ndryshojnë tallësit, por menaxherët
Olli thirrje Veliajt: Lere ekzibicionin dhe hiq dorë nga show »
Article Logic
Execution time: 0.023274898529053
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-denoncon-pas-dy-ditesh-rama-i-jep-61-milione-euro-mikut-te-tij-per-dializen-17484" }