PD dhe PR bashkë në zgjedhjet lokale, Duka drejt kandidimit në Durrës

Publikuar tek: politike, më 17:57 01-04-2015 PD dhe PR bashkë në zgjedhjet lokale, Duka drejt kandidimit në Durrës Arjan Madhi

Koalicioni opozitar ka vendosur që të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Vendimi është marr gjatë mbledhjes së organizuar sot midis PD-së dhe aleatëve, ndërsa në deklaratë theksohet se do të zhvillohen negociata deri më datë 6 prill për të materializuar marrëveshje dy palëshe midis partive.

“Tryeza e koalicionit opozitar shpreh vullnetin politik që bazuar në parimet e transparencës, kolegjialitetit, proporcionalitetit dhe bashkëqeverisjes, koalicioni të dalë me kandidatë të përbashkët për kryetarë bashkie në zgjedhjet e 21 qershorit 2015, me objektiv fitoren e këtyre zgjedhjeve. Tryeza e koalicionit të opozitës shqiptare vendosi të zhvillojë negociata deri me datë 6 prill 2015 dhe bazuar në parimet e sipërpërmendura të materializojë marrëveshje dy palëshe të çdo subjekti të koalicionit me Partinë Demokratike”, thuhet në deklaratën e përbashkët.


Nënkryetari i Partisë Republikane Arjan Madhi, duke folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së PD-së me aleatët, ka deklaruar se kjo parti kërkon që koalicioni opozitar të jetë i besueshëm për të gjithë.

Madhi ka shprehur sërish qendrimin e PR-së për kandidimin e Agron Dukës për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet lokale të 21 qershorit dhe ka theksuar se të gjtiha sondazhet japin garanci për fitoren e Dukës në qytetin bregdetar. “Me vullnet të plotë i qendrojmë garancive që ofron Duka si kandidat fitues”, është shprehur Madhi.

Numri dy i republikanëve ka thënë gjithashtu përpara mediave se edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka pranuar se sipas sondazheve të kryera Agron Duka rezulton fitues për opozitën në Durrës.

Duke komentuar mungesën e kreut të PR-së Fatmir Mediut në mbledhjen e PD-së me aleatët, Madhi tha se mungesa e kryetarit ka ndodhur për shkak të angazhimeve të tij.

Një ditë më parë PR deklaroi se do të hynte e vetme në zgjedhje, ndërsa kërkoi nga asambleja të përgatiste brenda 10 ditësh listën me emrat e kandidatëve që do të garonin për këtë parti në 61 bashki të vendit.


Lulzim Basha ka nisur takimin me aleatët e Partisë Demokratike për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Takimi ishte paralajmëruar disa ditë më parë dhe do të diskutohet për të arritur një marrëveshje për kandidatët për kryetarë të pushtetit vendor.

Në takim po merr pjesë edhe nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi, ndonëse kjo parti ka vendosur ditën e djeshme që të hynte e vetme në zgjedhjet lokale dhe të nxirrte 61 kandidatë për bashkitë e vendit. Pjesëmarrës të tjerë në takim janë Nard Ndoka, kryetar i Partisë Demokristiane (PDK), Dashamir Shehi, kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), Sulejman Gjana, kryetar i Partisë Lëvizja e Legalitetit (PLL), Arian Starova, kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat (PLD). 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama prezanton Keti Bazhdarin për Bashkinë e Shkodrës
Berisha: “Mark Frroku” i vërtetë është Edi Rama »
Article Logic
Execution time: 0.023174047470093
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-dhe-pr-bashke-ne-zgjedhjet-lokale-duka-drejt-kandidimit-ne-durres-7569" }