PD dorëzon në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të nënkryetares Leskaj

Publikuar tek: politike, më 17:10 27-10-2015 PD dorëzon në Kuvend kërkesën për mbarimin e mandatit të nënkryetares Leskaj

Partia Demokratike depozitoi sot në Kuvend kërkesën për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, për konstatimin e mbarimit të mandatit të deputetes Valentina Leskaj.

Në njoftimin e PD-së thuhet se: “Kjo kërkesë e Partisë Demokratike vjen pas koncesionit që përfitoi nga Edi Rama djali i nënkryetares së Parlamentit, me marrjen për 25 vjet të hekurudhës Ballsh-Fier-Vlorë, ç’ka sipas nenit 21 dhe 24 të ligjit 9367, sjell papajtueshmërinë e mandatit të zonjës Leskaj.”

“Ligji ndalon deputetët dhe familjarët e tyre ku përfshihen fëmijët në moshë madhore, që të lidhin kontratë ose nënkontratë me institucionet publike. Më poshtë, kërkesa e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike drejtuar Kuvendit”, thuhet më tej në njoftimin e PD-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kosova nënshkruan MSA-në, urojnë politikanët shqiptarë
Debati për kuponin tatimor - Tërhiqet qeveria, deputetë të mazhorancës rrëzojnë draftin »
Article Logic
Execution time: 0.023576021194458
array(1) { ["section"]=> string(82) "pd-dorezon-ne-kuvend-kerkesen-per-mbarimin-e-mandatit-te-nenkryetares-leskaj-24082" }