PD, Duma: Edi Ramën e ka kapur paniku dhe frika, 8 dhjetori po afron

Publikuar tek: politike, më 15:40 06-12-2015 PD, Duma: Edi Ramën e ka kapur paniku dhe frika, 8 dhjetori po afron

Sekretarja e Partisë Demokratike për mardhëniet me publikun, Grida Duma, ka thënë sot gjatë një delkarate për shtyp se kryeministri Edi Rama është përfshirë nga ankthi i protestës së 8 dhjetorit që do të organizohet nga opozita, por që sipas Dumës, do të bashkohen shqiptarë pa dallim politike.

“Sa më shumë po afron dita e bashkimit popullor kundër Edi Ramës aq më shumë rritet ankthi i tij. Ankthi i tij buron nga fakti se në 8 dhjetor nuk do të mblidhet vetëm opozita por i gjithë populli.

Çdo sulm ndaj opozitës është vetëm një konfirmim i panikut dhe tmerrit që ka kapur Edi Ramën. Koha e Edi Ramës ka marrë fund. Shqiptarët pa dallime politike do të bashkohen në 8 dhjetor ashtu si bëjnë kombet europiane për të hapur një kapitull të ri”, tha Grida Duma në deklaratën për media.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama mbledh strukturat e PS në Kukës: Operacionet, e vetmja mundësi për të shpëtuar, të rëndësishme zgjedhjet në parti
Olta Xhaçka dhe Albana Vokshi, rivale dhe mike (Foto) »
Article Logic
Execution time: 0.019942998886108
array(1) { ["section"]=> string(71) "pd-duma-edi-ramen-e-ka-kapur-paniku-dhe-frika-8-dhjetori-po-afron-27092" }