PD, Duma: Investigimi i medias zbuloi mashtrimin me rritjen e të ardhurave

Publikuar tek: politike, më 13:02 20-01-2016 PD, Duma: Investigimi i medias zbuloi mashtrimin me rritjen e të ardhurave

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në Partinë Demorkatike, Grida Duma, ka akuzuar sot gjatë një deklarate për media, sipas saj, mashtrimin me rritjen e të ardhurave të OSHEE duke thënë se është bërë për të mbuluar vjedhjet.

“Një investigim i fundit i medias, ka zbuluar se bleta punëtore e Edi Ramës, Ardian Cela, është në fakt një brumbull mashtrues.

Sic raporton media vetë shkresat zyrtare hedhin poshtë gënjeshtrat e kapobandës së OSHEE për të ardhurat në vitin e kaluar, të cilat nuk janë 59.4 miliardë lekë sa thotë bleta e Ramës, por janë 54.2 miliardë.

Ky është një mashtrim i përsëritur.

Edhe një vit më parë, është mashtruar me rritjen e të ardhurave, duke i deklaruar 16.5 miliardë lekë, kur në fakt ishin më pak se gjysma, 7 miliardë lekë.

Gënjeshtrat me miliarda lekë janë provë e vjedhjeve, e hajdutërisë, e korrupsionit, janë një përpjekje mjerane për të ushqyer propagandën e sukseseve të paqena të Edi Ramës.

Ky mashtrim bëhet nga OSHEE, nga banda e Edi Ramës që u merr jetën të pamundurve, me arrogance e me kërbaç, që shpërndan në mënyrë korruptive e klienteliste qindra milionë euro, paratë e gjakut të shqiptarëve, në xhepat e deputetëve e carapulëve të Edi Ramës.

Të dashur qytetarë ju e keni në dorë, të gjithë së bashku e kemi në dorë t’i japim fund mashtrimeve dhe vjedhjeve të OSHEE, Ardian Celës dhe shefit të tij Edi Rama, duke afruar ditën kur ai do të mbajë përgjegjësi deri më një para ligjit, për korrupsionin, dhunimin e të pamundurve, dhe vjedhjet skandaloze me paratë e gjakut të shqiptarëve.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Konferenca e Donatorëve, Bozdo: U lavdëruan veprat e Lulzim Bashës
Rama i LSI "shuplakë" të fortë qeverisë: Raporti i FMN sirenë alarmi për krizë në ekonomi, reflektoni sa më parë »
Article Logic
Execution time: 0.019215106964111
array(1) { ["section"]=> string(78) "pd-duma-investigimi-i-medias-zbuloi-mashtrimin-me-rritjen-e-te-ardhurave-30489" }