PD, Duma: Rama shpërblen deputetin e tij. Reagon OSHEE

Publikuar tek: politike, më 18:37 13-12-2015 PD, Duma: Rama shpërblen deputetin e tij. Reagon OSHEE

Në një delkaratë për media nga selia e Partisë Demokratike, Grida Duma i ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e opozitës në datën 17 dhjetor si dhe ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka dhënë një tender korruptiv të OSHEE.

Deklarata e plotë:

Me mijëra euro kosto nga taksat e shqiptarëve me transmetimet live disa orë në ditë, Edi Rama po predikon të kundërtën e asaj që po bën në realitet.

Flet për shtet, shtet, shtet, por edhe të pranishmit në sallat e tij, ata që janë thirrur me listë, nuk e besojnë më.

Nuk e besojnë sepse të gjithë e dinë, dhe e shohin se Edi Rama ka ngritur e po mban me thonj, një shtet të korruptuar e kriminal.

Një ngrehinë të kthyer në biznes, që ai, ministrat, deputetët dhe klientët e tij të marrin çdo ditë miliona për veten e tyre.

Ne kemi denoncuar me prova e me fakte, tenderat, koncesionet, milionat e shpërndara nga Edi Rama në rrethin e tij të ngushtë.

Ja cilin shtet përfaqëson Edi Rama:

Shtetin, ku OSHEE, pasi ka dhënë 5 miliardë lekë për carapulin ndërtuesin e sarajeve të Ramës, 970 milionë për Sadri Abazin, 850 milionë për safet gjicin, 340 milionë për pjerin ndreun, ka menduar edhe për një deputet tjetër të Ramës, Rakip Sulin.

Do marrë edhe ai hisen e tij, sepse me porosi të Ramës, godina që ka në autostradën Tiranë-Durrës, Aurora Grup, është marrë me qira nga OSHEE.

Për një kat në këtë godinë, Rakip Suli, deputeti merr nga OSHEE miliona lekë në muaj. Ndërkohë që banda e hajdutëve të Ramës, që vazhdon tu marrë jetën qytetarëve e kryefamiljarëve, se nuk kanë mundësi të paguajnë e janë në errësirë në këtë dimër të ftohtë, ka vendosur të trefishojë shpërblimin për deputetin e Ramës, pasi po i merr dhe dy katet e tjera me qira.

Ky pra është shteti i Edi Ramës. Vjedh dhe ndan miliona me miqtë, ministrat e deputetët.

Ky është shteti i korruptuar e kriminal, një shtet tribal hajdutësh, që duhet ta largojmë sa më parë.

Një shtet që zhvat e abuzon me paratë e pasuritë publike, dhe që ka ngritur popullin në këmbë.

Revolta po rritet cdo ditë e më shumë, dhe shqiptarët do ta shporrin këtë shtet gjakpirës, e nuk do ta lënë të gëzojë më asnjë fond, asnjë taksë, asnjë pasuri të vendit.

Të enjten me 17 dhjetor, në këmbë në dyert e Parlamentit.


Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Partia Demokratike, duke u shprehur se kjo parti e ka identifikuar këtë institucion si kundërshtarin e saj politik. Në deklaratën e OSHEE thuhet se ishte PD e la institucionin në mëshirë të fatit, të paaftë për t’i shërbyer qytetarëve.

Deklarata e plotë e OSHEE:

Partia Demokratike duket sikur e ka identifikuar Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike si kundërshtarin e saj politik dhe nuk le rast pa shpifur në përpjekjen e dëshpëruar për të lidhur kompaninë me politikën. Pasi e lanë Operatorin e Shpërndarjes në mes të rrugëve me një vargmal borxhesh, pa një godinë të vetën dhe në një situatë ku pritja e klientëve bëhej në parkimin nëntokësor të një pallati ndërsa arkivat hidheshin në kazanët e plehrave, qeveritarëve të djeshëm u ka mbetur vetëm pushteti i shpifjes. Këtë pushtet e përdorën përsëri sot për një mjedis të marrë me qira shumë të arsyeshme dhe me procedurë transparente për sistemimin e arkivave, ndërkohë që OSHEE vazhduan paguan një qira marramendëse prej disa vitesh, për shkak të kontratës së lidhur nga qeveria e Partisë Demokratike për godinën e kompanisë.

Në këtë godinë hapësira e punës për punonjësit është shumë e kufizuar, ndërsa për vendosjen e arkivave situata ishte skandaloze. (Mjafton të shihen fotot) Në kohën kur kompaninë e administronte Partia Demokratike, arkiva e institucionit konsiderohej si arka mbeturinash që asgjësoheshin, duke i shkaktuar Operatorit të Shpërndarjes probleme të rënda administrimi.

Në këtë fazë rimëkëmbjeje arkiva e pakët që u gjet u sistemua dhe tani janë marrë me qira ambiente të përkohshme, me çmime nën mesataren e zonës, deri në ndërtimin e godinës qendrore të OSSHE.

Sa për një krahasim informojmë se ndërkohë që kompani të njohura bankash, telekomunikacioni, etj paguajnë deri në 10 euro metri katror, OSHEE paguan një qira shumë më të ulët prej afro 3.5 euro.

OSSHE i shpreh Partisë Demokratike keqardhjen që po rimëkëmbet, po mbledh faturat e energjisë, po ul çdo muaj humbjet, po paguan borxhet e Partisë Demokratike, po përmirëson shërbimin ndaj klientit, po paguan për herë të parë rregullisht taksat dhe po investon për herë të parë paratë e saj në rimëkëmbjen e rrjetit të shpërndarjes që Partia Demokratike e la në rrenim total. I kërkojmë po ashtu falje PD që nuk po marrim më lekë nga buxheti i shtetit për të mbyllur gropën e vjedhjeve siç bëhej çdo vit në kohën e qeverisë së PD. Si përfundim Partia Demokratike do të duhet të na falë sepse ne do të vazhdojmë në rrugën e nisur dhe do ta kthejmë OSSHE nga një gropë borxhesh e vjedhjesh siç e la PD në një shembull kuptimplotë të suksesit të shqiptarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama: Opozita shkul qimet e gjoksit për të bërë revolucion
Kush ishte sigurimsi që u zgjidhte femrat e bukura Enver Hoxhës, Shehut dhe Hazbiut »
Article Logic
Execution time: 0.05414605140686
array(1) { ["section"]=> string(57) "pd-duma-rama-shperblen-deputetin-e-tij-reagon-oshee-27673" }