PD e akuzon për 1.5 mln dollarë, Lame: Ja fusin kodra pas bregut, tender për shërbime, jo konsulencë

Publikuar tek: politike, më 19:31 19-10-2015 PD e akuzon për 1.5 mln dollarë, Lame: Ja fusin kodra pas bregut, tender për shërbime, jo konsulencë

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame ka reaguar pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike, në lidhje me hapjen e procedurave të prokurimit në disa zona të rëndësishme të vendit si Tiranë, Durrës, Shkodër, Fier, Vlorë etj.

Lame sqaron se nuk ekziston asnjë prokurim konsulence siç aludon PD, por “janë operatorë ekonomikë që do marrin metrin dhe latën dhe do bëjnë këpucët me baltë duke shkuar në terren shtëpi më shtëpi”.

Në deklaratë thuhet se subjektet do të angazhojnë grupe punonjësish, të cilat do të punojnë paralelisht për ta përmbyllur brenda afatit dhe, për secilin objekt të përditësuar në terren, do të hartojë një dosje dokumentare tekniko-ligjore e cila merret në dorëzim nga punonjësit e ALUIZNI-t.

Lame i kujton PD-së punën e dobët të bërë gjatë qeverisjes së saj në procesin e lagalizimit në vend.

Deklarata e plotë e Artan Lames:

Vazhdon me të njëjtin ritëm të përbaltet procesi i legalizimeve duke thënë tani të njëjtat gjëra dhe duke ndërruar vetëm baltaxhiun nga Partia që i harroi legalizimet për 8 vitet e pushtetit të vet.

Disa nga drejtoritë Rajonale të ALUIZNI-t, me procedurën “Tender i Hapur dhe Kërkesë për kuotim për shërbimin” (dhe jo konsulencë - sic e kemi stërsqaruar) kanë hapur procedura prokurimi për disa zona sipas kompetencës së tyre, në Durrës; Tiranë, Shkodër, Fier, Elbasan, Lezhë, Vlorë, Berat, Lushnje.

Kushdo që do të lexojë, e ka kuptuar një gjë kaq të thjeshtë, ndërsa z. Strazimiri nuk do që ta kuptojë dhe vijon me të vetën.

Vazhdojnë t’i bien të njëjtës teneqeje, me tre pyetje rresht duke thënë “tender për konsulencë”, ndërsa në fakt është “tender për shërbime” (evidentim, matje në terren, plotësim i dosjes së subjektit).

Ja përsërisim zotit Strazimiri, që nuk është prokurim konsulence, se s’kemi ç’të konsultojmë, por janë operatorë ekonomikë që do marrin metrin dhe latën dhe do bëjnë këpucët me baltë duke shkuar në terren shtëpi më shtëpi.

Vazhdojnë t’i bien të njëjtës teneqeje, duke ripyetur se cila kompani konsulencenë botë paguhet kaq shumë.

Mjaft që z. Strazimiri t’i referohet Ligjit te Prokurimit Publik, për të bërë dallimin midis shërbimit në terren dhe konsulencës nëpër botë.

Si shërbim në terren, do të thotë që subjektet do të angazhojnë grupe punonjësish, të cilat do të punojnë paralelisht për ta përmbyllur brenda afatit dhe, për secilin objekt të përditësuar në terren, do të hartojë një dosje dokumentare tekniko-ligjore e cila merret në dorëzim nga punonjësit e ALUIZNI-t.

Kostoja e evidentimit faktik në terren, për çdo njësi, nuk është sa ç’ja fut kodra pas bregut z. Strazimiri, por është e përcaktuar qartë me VKM 860 datë 10.12.2014.

Vazhdojnë t’i bien të njëjtës teneqeje, duke ripyetur se pse duhen bërë këto matje nga firma private.

Ky proces është i ligjshëm. Në nenin 32 të Ligjit 9482 datë 03.04.2006 dhe VKM 589 dt. 10.9.2014, delegohet dhe shpjegohet procedura për kryerjen e këtij procesi edhe përmes subjekteve private.

Përmes prokurimeve të bëra këtë vit, do të realizohen vetëm në dy muaj rreth 15.000 përditësime në terren, apo ndryshe thënë 1/3 e numrit të përgjithshëm të evidentimeve të bëra në 8 vitet 2006-2013 të punës së ALUIZNI-t.

Ndërkohë, për 8 vitet e Partisë së Strazimirit numri i përgjithshëm i punonjësve të ALUIZNI-t ka qenë rreth 5300 persona dhe janë bërë gjithë-gjithë 45.000 përditësime.

S’do shumë mend për të kuptuar që, pasi Partia e Strazimirit për dy vjet rresht mbeti gojëmbyllur përpara suksesit të këtij procesi, tani ka vetëm një alternativë, të përsërisin të njëtat fjalë pavarësisht se çfarë sqarimesh marrin.

Në fund të këtij debati të detyruar me Partinë që bëri vetëm 22.000 legalizime në 8 vjet, dëshirojmë të qetësojmë qytetarët se procesi i legalizimeve do të vazhdojë bashkë me ta, për të gjitha shtëpitë e tyre dhe do të jetë falas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja sa kushton makina hibride që nget Erion Veliaj (Fotot)
Basha: Së shpejti paketa e shpëtimit, nëse refuzon qeveria e zbatojmë me forcën e qytetarët »
Article Logic
Execution time: 0.22803688049316
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-e-akuzon-per-1-5-mln-dollare-lame-ja-fusin-kodra-pas-bregut-tender-per-sherbime-jo-konsulence-23492" }