“PD e lidhur me kokainën e Durrësit”, reagon Berisha: Ja lidhja ime me familjen e Arbër Çekaj

Publikuar tek: barometri, më 08:00 24-05-2018 “PD e lidhur me kokainën e Durrësit”, reagon Berisha: Ja lidhja ime me familjen e Arbër Çekaj

Ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Byro Politike”, ndërsa i pyetur nga moderuesja për akuzat e Ramës se PD ka lidhje me kokainën e Durrësit, ka shpjeguar marrëdhënien me Arbër Çekajn.

Sipas ish-kryeministrit, Çekaj ka qenë nga një familje kundërshtare me të tijën në Tropojë, ndërsa nuk ka hezituar t’i bëjë thirrje prokurorit të çështjes që të bëjë publike provat në lidhje me këtë temë.

“Arbër Çekaj është nga një familje kundërshtare me atë të Sali Berishës në Tropojë.

Nëse prokurori gjen prova të lidhjeve të PD me kokainën në Durrës t’i bëjë publike”, ka thënë ish-kryeministri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024461030960083
array(1) { ["section"]=> string(96) "pd-e-lidhur-me-kokainen-e-durresit-reagon-berisha-ja-lidhja-ime-me-familjen-e-arber-cekaj-121882" }