PD e Shkodrës “i rrëmben” shtëpinë pronares. Huana Kurti: Lul Basha, do ta bëj publike

Publikuar tek: politike, më 21:18 24-02-2015 PD e Shkodrës “i rrëmben” shtëpinë pronares. Huana Kurti: Lul Basha, do ta bëj publike Ne nje nga mbledhjet e PD Shkoder ne seline e vjeter

Selia e PD në qytetin e Shkodrës, do të qëndrojë në mënyrë të paligjshme në një truall privat, madje pavarësisht kërkesave të pronarëve, ndaj kryedemokratit, nuk ka asnjë reagim as nga qendra, as nga degët lokale, dhe as nga deputetët.

Huana Kurti, është një prej pronareve, e vendosur prej vitesh në Amerikë, që thotë se gjithmonë ka votuar djathtas, dhe besonte se PD, jo vetëm do të negocionte me të për pronën e vet, po nëse do ta kishte seriozisht pretendimin, do të ndihmonte dhe për të marrë qiranë. Ajo pretendon se PD po përpiqet ti zaptojë pronën. E vërteta është se PD e Shkodrës kërkon të ndryshojë seli, të vendoset në një më të mirë. Dhe për këtë “kërkon të rrëmbejë” shtëpinë e Huana Kurtit, e cila prej vitesh jeton në Amerikë.

Në letrën që i shkruan Lulzim Bashës, Huana Kurti thotë: Arsyeja që po ju shqetësoj ka të bëjë me godinën e re që po ngrini në Shkodër. Familja ime është bashkëpronare në këtë objekt që ne ia kemi dhënë me qira z.Shefik Dibra në nëntor 2007. Pronarët prej vitesh kanë konflikt me zotin Shefik për mospërmbushje të detyrimeve të kontratës. Në janar të këtij viti, mora vesh se PD ka shkuar të shohë objektin. Menjëherë mora kontakt me zotin Ramiz Çoba, kryetar i PD në qytet, për problemet me këtë pronë që zoti Shefik ka katër vite që nuk paguan dhe aq më tepër për një pikë të kontratës ku shprehimisht thuhet: qeramarrësit nuk lejohet të lidhin kontratë me një palë të tretë pa marrë pëlqimin e qiradhënësit…Ju lutem rishikoni dhe njëherë pozicionin tuaj, në të kundërt, do të fillojë një betejë mediatike dhe ligjore me degën e PD Shkodër” shkruan e revoltuar pronarja Huana Kurti në letrën e saj për Lulzim Basha. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Debatet e plota në Kuvend/ Berisha-Metës: Dorëhiqu, Meta:U dorëhoqa njëherë prej Shkëlzenit
Votat për kandidatin në këmbim të kalimit të dosjes së KEMP. I vërtetë regjistrimi??? »
Article Logic
Execution time: 0.022900104522705
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-e-shkodres-i-rremben-shtepine-pronares-huana-kurti-lul-basha-do-ta-bej-publike-4358" }