PD e Shkodrës: Kushte skandaloze në spital. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori

Publikuar tek: politike, më 16:11 09-03-2015 PD e Shkodrës: Kushte skandaloze në spital. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori Spitali i Shkodres

Partia Demokratike në Shkodër denoncon kushtet skandaloze të urgjencës në këtë qytet, duke u kërkuar gjithë qytetarëve që të protestojnë kundër këtyre kushteve në datën 12 mars në Tiranë. 

“Në urgjencën e spitalit të Shkodrës nuk ka ngrohje. Mungojnë barrelat dhe ato ekzistueset janë me rrezik të lartë përdorimi. Mungojnë monitorët për parametrat vital, respiratorët në reanimacion, aparatet e narkozës. Në ortopedi nuk ka vida e pllaka. Sanatoriumi, një gjë që mund të shërbejë për çdo gjë tjetër përveçse për t’u kuruar. Një këshillë për qytetarët e Shkodrës nëse duan të shkojnë në shërbimin e urgjencës duhet të marrin me vete:

Barrel

Batanije

Paravento

Ngrohës

Aparat EKG plus letër përkatëse

Termometër

Filma për grafi

Maska oksigjeni

Sipas PD së Shkodrës, pranë shërbimit shëndetësor janë 7 ambulanca, ku katër prej tyre nuk kanë paisjet e oksigjeno-terapisë dhe asnjëra prej tyre nuk ka defelibrator. “Autoambulanca e re ka ardhur si një furgon dhe është transformuar nga marangozët. Barrelat janë totalisht jashtë përdorimit” thuhet në njoftimin për shtyp të PD së Shkodrës.

Para pak ditësh drejtori i spitalit u shkarkua. Shkak, sipas mediave lokale në Shkodër, ishte pikërisht emërimi i tij si propozim i ish-deputetit të PS Tom Doshi. Menjëherë pas këtij veprimi, PD ka dalë në konferencë për shtyp për kushtet e këqija në spital.  

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mustafa takon Metën dhe Bashën, bisedojnë për zgjerimin e bashkëpunimit
Duka: Do jem kandidati për Durrësin, Dako figurë e konsumuar »
Article Logic
Execution time: 0.020226955413818
array(1) { ["section"]=> string(83) "pd-e-shkodres-kushte-skandaloze-ne-spital-pak-dite-me-pare-u-shkarkua-drejtori-5370" }