PD e Vlorës dërgon në Tiranë kampione të rërës për analiza, kërkon reagimin e shoqatave mjedisore

Publikuar tek: politike, më 16:01 01-05-2015 PD e Vlorës dërgon në Tiranë kampione të rërës për analiza, kërkon reagimin e shoqatave mjedisore

Kreu i PD-së në Vlorë, Moisi Meminaj ka qenë sot pranë lungomares së këtij qyteti, aty ku janë hedhur masive rëre me qëllim mbushjen e plazhit, duke e konsideruar këtë veprim si krim mjedisor.

Meminaj ka marrë ekstrakte të rërës dhe ujit me qëllim kryerjen e analizave pranë Inspektoriatit të Shëndetit Publik në Tiranë, që sipas tij do të vërtetojnë ndotjen mjedisore të kryer në bregdetin e Vlorës.

Meminaj është shprehur se sapo të dalin analizat ato do të bëhen publike për qytetarët, ndërsa ka theksuar se punimet në lungomare po dëmtojnë rëndë mjedisin. Kreu i PD-së Vlorë, ka ftuar shoqatat mjedisore të reagojnë dhe të ndërmarrin nisma në mbrojtje të bregedetit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « LSI publikon sloganin e zgjedhjeve të 21 qershorit
Publikohet video e konfliktit midis simpatizantëve PS-PD në fushatën e Grida Dumës »
Article Logic
Execution time: 0.027776002883911
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-e-vlores-dergon-ne-tirane-kampione-te-reres-per-analiza-kerkon-reagimin-e-shoqatave-mjedisore-10174" }