PD: Fernandes, shefi kolumbian i drogës kaloi në Kapshticë. Policia: PD, gënjen

Publikuar tek: politike, më 13:12 15-03-2015 PD: Fernandes, shefi kolumbian i drogës kaloi në Kapshticë. Policia: PD, gënjen Alban Zeneli, ne nje nga daljet e tij ne PD

Partia Demokratike i ka kërkuar prokurorisë nisjen e hetimeve për lirimin e shefit kolumbian të drogës, i cili sipas PD, ishte i përfshirë në aktivitetin e Xibrakës, ku në janar të këtij viti, u zbulua një fabrikë kokaine.   

“Të dhenat e sistemit Tims tregojne se shefi kolumbian i drogës, Fernandes ka kaluar në 18.26 minuta në Kapshticë. Kjo tregon se policia jo vetëm kishte dijeni për aktivitetin kriminal dhe fabrikën e kokainës, por dinte edhe njerëzit e përfshirë. Kjo tregon dhe faktin se u fshehën kapot e krimit.

PD i kërkon prokurorisë të hetojë ngjarjen: pse u lirua kolumbiani, kush e dha urdhërin? Kjo ngjarje tregon se krimi është në kupolën e shtetit. Janë krijuar lehtësi për trafikantët ndërkombëtarë të drogës. “Shqipëria do të ecë përpara vetëm kur të çlirohet nga krimi në pushtet”, tha Alban Zeneli, deputet i Partisë Demokratike.

Ka reaguar gjate pasdites policia e shtetit duke i konsideruar deklaratat e PD si të pavërteta, edhe pse nga PD, u përdoren të dhënat e sistemit TIMS. 

Deklarata e plotë

Akuzat për lejimin e një shtetasi kolumbian të kalonte në Pikën Kufitare, edhe pse sipas kësaj deklarate, për të kishte prova për implikim në trafikun e heroinës të zbuluar në Xibrakë, janë tërësisht të pavërteta.

Operacioni Policisë në  Xibrakë është organizuar dhe realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorine e Krimeve te Renda dhe Partneret Ndërkombëtarë, me të cilët është mbajtur kontakt për tëgjitha veprimet dhe për personat e perfshirë në këtë veprimtari.

Si rezultat i këtij bashkepunimi u bë i mundur finalizimi me sukses të plotë i këtij operacioni me përmasa ndërkombetare, ku u bë e mundur arrestimi i 11 personave dhe u sekuestrua sasia më e madhe e kokaines që është kapur në këto 24 vite në Shqipëri.

Në kohën kur partnerët më prestigjozë ndërkombëtarë falenderojnë punën e Policisë së Shtetit, nuk e kuptojmë tendencën e një Partie politike Shqiptare për të zbehur rolin e policisë duke sajuar të pavërteta.

Hetimet nuk kanë perfunduar, pasi Policia dhe Prokuroria në bashkepunim me partnerët nderkombetare  po vazhdojnë me intensitet hetimet per zbulimin e antareve te tjere te ketij rrjeti të trafikut nderkombetar.  Në të njëjtën kohë, lidhur me deklaratën referuar shtetasit Fatjon Skënderi, sqarojmë se ky shtetas nuk është shpallur kurrë në kërkim nga Policia e Shtetit dhe as nga Prokuroria.

Sqarojmë se në datën 1 Shtator 2014, shtetasi Fatjon Skënderaj, ka qenë objekt i një atentati në Tiranë, ngjarje për të cilën pas referimit nga Policia  në prokurori,   Prokurori ka regjistruar Procedimin Penal Nr.6106-2014,  për veprën penale të “Vrasjes me paramendim e mbetur në tentativë” .

Më pas, drejtoria e policisë Tiranë në bashkëpunim me prokurorinë kanë kryer tëgjitha veprimet e nevojshme hetimore si kontroll banese e ketij shtetasi, shoqërimi në komisariat të tij dhe personave të tjerë që kishin dijeni për rrethanat e ngjarjes, si dhe të veprimeve të tjera me metodat speciale të hetimit. Shtetasi Fatjon Skenderi në kohën kur ka dalë jashtë Shqiperisë nuk ka patur asnjë shkak ligjor për t’u penguar. Hetimet për këtë ngjarje janë në vijim.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Shehu: “Toni” i Kombinatit u largua ditën që u dha urdhër arresti
Tahiri përkujton “Gërdecin”: Sot një ditë e zezë për drejtësinë »
Article Logic
Execution time: 0.023197174072266
array(1) { ["section"]=> string(87) "pd-fernandes-shefi-kolumbian-i-droges-kaloi-ne-kapshtice-ne-15-janar-ne-oren-18-26-5950" }