PD, Hajdarmataj: Situatë dramatike në fshatrat e Tropojës, të varfër dhe të braktisur nga shteti

Publikuar tek: politike, më 11:30 07-02-2016 PD, Hajdarmataj: Situatë dramatike në fshatrat e Tropojës, të varfër dhe të braktisur nga shteti

Deputetja e Partisë DemokratikeMimoza Hajdarmataj është takuar me familjet në varfëri të skajshme ekonomike në zonën që ajo përfaqëson. Hajradrmataj i ka bërë apel institucioneve përkatëse shtetërore të ndihmojnë sa më parë këto familje.

“Në Tropojë dhe fshatrat përreth, m​e dhjetra familje të kthyera nga azili vuajnë krizën e rëndë ekonomike, papunësinë dhe banesat e dëmtuara nga reshjet e këtij dimri. Në fshatrat Babinë, Margegaj, Bujan, e zona të tjera, deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj takoi banorët, të cilët i shprehën asaj shqetësimin e madh për heqjen nga lista e ndihmës ekonomike dhe braktisjen e emergjencave civile për ti ardhur në ndihmë me banesat e dëmtuara.

Në familjen e Ibrahim Haxhiaj dhe Astrit Sulaj gratë e këtyre familjeve u shprehën se mungesa e kushteve të strehimit, shoqëruar dhe nga kufizimet e energjisë po rrezikojnë jetën e fëmijëve dhe  të moshuarve në kushtet e një dimri të ashpër.

Nënat  e këtyre familjeve i thanë deputetetes Hajdarmataj se nuk marrin asnjë përkrahje dhe ndihmë nga qeveria ndërkohë  që kryefamiljarët që po kthehen nga azili, po përballen me papunësinë dhe mungesën e të ardhurave. Nga ana tjetër, me dhjetra familje e kanë të pamundur përballimin e çmimeve afrofe të energjisë elektrike.

Deputetja Hajdarmataj tha se braktisja e familjeve në nevojë është një realitet tejet i dhimbshëm veçanërisht në zonat e braktisura të Veriut dhe verilindjes. Ajo tha se qeveria me strukturat përkatëse është inekzistente, ndërkohë që bashkia është e pambështetur nga ekzekutivi me fonde.

Hajdarmataj i bëri apel Shërbimit social, Emergjencave Civile, Ministrisë së Energjetikës, që të mbështesin me masa konkrete dhe skema lehtësimi për energjinë, familjet e pamundura ekonomikisht.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sipërmarrje të përbashkëta në jug të vendit, Panariti takon Guvernatorin grek të Epirit
Gjermeni letër Bashkive: Mos bllokoni lejet e ndërtimit »
Article Logic
Execution time: 0.032453060150146
array(1) { ["section"]=> string(99) "pd-hajdarmataj-situate-dramatike-ne-fshatrat-e-tropojes-te-varfer-dhe-te-braktisur-nga-shteti-31961" }