PD, Halimi: Të vendosur për Reformën në Drejtësi, çdo produkt pa opozitën është fatal për të ardhmen e vendit

Publikuar tek: politike, më 14:18 06-08-2015 PD, Halimi: Të vendosur për Reformën në Drejtësi, çdo produkt pa opozitën është fatal për të ardhmen e vendit

Partia Demokratike ka ripërsëritur sot, gjatë një konference për shtyp, bindjet e saj dhe vendosmërinë për Reformën në Drejtësi. Deputeti i PD-së, Eduart Halimi ka thënë se mospërfshirja e opozitës është fatale për drejtësinë dhe të ardhmen e vendit.

Reagimi i plotë i Partisë Demokratike:

Ndoqa nëpërmjet medias deklaratën e përfaqësuesit politik të mazhorancës në komisionin e Reformës në Drejtësi z. Xhafaj lidhur me procesin e deritanishëm të këtij komisioni dhe me duhet të them që në fillim se protagonizmi politik nuk e ndihmon procesin, pasi besoj se qytetarët dhe partenerët tanë ndërkombëtare do të kërkonin një qendrim të përbashkët në lidhje me procesin e deritanishëm dhe po aq për të ardhmen.

Është plotësisht e vërtetë se, Partia Demokratike është e vendosur për një reformë në drejtësi tërësore, jo të fragmentuar, me një strategji të plotë dhe vizionare, që të largojë gjyqtarët e prokurorët e paaftë e të korruptuar, apo të kapur politikisht, dhe të garantojë një sistem  drejtesie të fuqishëm dhe të plotësisht të pavarur.

Një reformë brenda standardeve europiane, transparente, gjithpërfshirëse, të udhëhiqet nga ekspertiza euro- amerikane dhe të marrë certifikimin e komisionit të Venecias.

Një reformë që ti japë fund metodologjisë së ndjekur vitin e kaluar nga mazhoranca, e cila kaloi fiks një vit më parë tre ligjet e drejtësisë, jo për të reformuar sistemin por për të bërë ligje për karrige, për të kapur institucionet e drejtesisë, gjykatat, KLD, Gjykatën e  Lartë me njerëz tërësisht politikë.

Një reformë që ti japë fund qëllimit të kësaj mazhorance që është kapja dhe nënshtrimi i drejtësisë, t’i japë fund standardeve të turpshme të vendosura nga Gjykata e Lartë, ku deputetët e mazhorances shpallen të pafajshëm e heronj kur godasin me grushta  deputetët e opozitës në parlament, dhe nga të njejtët gjyqtarë, lidershipi i opozitës denohet vetëm se  kritikon kryeministrin.

Një reformë që t’i japë fund qendrimit në detyrë të gjyqtarëve të paaftë, të kapur, e të korruptuar që lirojnë trafikantët, vrasësit dhe baronët e drogës e lidhur me pushtetin, dhe mbajnë në burg të varfërit që nuk kanë mundësi të paguajnë.

Një reformë që të ndalojë dhe zhbëjë kapjen politike të sistemit që ndodhi në këto 2 vjet, si armikun më të egër të drejtësisë. Një reformë që të ndërtojë një sistem vlerash dhe meritash, për njerëzit e aftë dhe profesioniste në drejtësi dhe jo për miqtë e pushtetit.

Një reformë që të ketë si rezultat suksesin dhe jo dështimin.

Ndaj si opozitë parlamentare jemi në këtë proces të reformës, më të vendosur se kurrë, jo për t’i bërë makiazh drejtesisë së kapur nga mazhoranca, as për të qënë fasadë e një strategjie kapje politike të mëtejshme të sistemit, por jemi aty pa protoganizëm politik, por me qëllimin që bashkë me garancinë dhe qendrimin syçelët të  partnerëve ndërkombëtarë, të japim impakt konkret që reforma të bëhet tërësore, dhe të udhehiqet nga standardet dhe ekspertiza ndërkombëtare dhe kapja politike e sistemit të drejtesisë të ndalet.

Vetëm një proces i përbashket dhe me trasparence do të jete garanci për një reforme konsesuale dhe të suksesshme.

Çdo produkt i komisionit të Reformës që nuk do të përfshinte kontributin e opozitës,  do te ishte shkaterrues për konsesusin dhe po aq për suksesin dhe jetëgjatësinë e kësaj reforme jetike për të ardhmen e vendit.

Për të dy dokumentet e prezantuar edhe sot nga përfaqesusi politik i Partisë Socialiste, zoti Xhafaj, opozita do të paraqesë në fillim te sesionit të ri paralamentar produktin e vet, në mënyrë që analiza të mos fshehë asnjë të metë të sistemit në këto 16 vitet e fundit, siç ishte fshehja tërësore e asaj që ka ndodhur në periudhën 1999-2005, kapja me flagrante e drejtesisë nga politika dhe shkaterrimi më vrastar i pavarësisë së drejtësisë.

Periudhë ku ministri i Drejtesisë bëhej kryetar i Gjykatës së Lartë, ku deputetë e zëvëvëndesministra drejtonin institucionet e drejtësisë dhe ishin anëtarë të gjykatave të vendit, ku sekretari ligjor i PS, behej kryetari i Gjykatës Kushtetuese në vend.

Vetem pasqyrimi i saktë dhe jo fshehja e bën do dobishëm procesin.

Sepse vetëm kështu do të jemi të sinqertë me qytetarët që ajo periudhë e errët nuk do të rilinde me pas kurrë.

Nga ana tjetër, dokumenti i dytë, strategjia e reformës që duhet të pasqyrojë zgjidhjet që presin qytetarqt shqiptarë dhe partenerët ndërkombëtare, duhet të jetë një strategji e përbashkët, konkrete, me impaktin e opozitës,  dhe të mishërojë qëllimin e konsolidimit të pavarsisë, të eleminojë tërësisht kapjen politike, të ndalë kapjen e mëtejshme dhe të kristalizojë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit dhe paaftesisë në drejtësi.

Ekspertët e perzgjedhur nga opozita janë duke punuar intesivisht dhe fillimi i sesionit të ri parlamentar do të sjellë edhe impaktin e plotë të opozitës për të dy dokumentat e mesipërm.

Të dyja këto dokumenta vetëm pasi të përfshijnë edhe impaktin e opozitës duhet ti kalojnë Komisionit të Venecias për opinionin e tij të pazëvëndesueshëm. Ky është dhe do te jetë një proces që nuk duhet të krijojë debat mes palëve politike, në mënyrë që të eleminohet arroganca e deritanishme dhe konsesusi të garantohet plotësisht.

Lidhur me procesin e fazës së tretë atë të draftimit, anëtarët e komisionit nuk kanë asnjë informacion ende. Por është jetike për këtë fazë që mos përseriten problemet e mësiperme, që ky proces, draftimi i dispozitave të jetë transparent, gjithpërfshirës dhe konsesual.

Është e padiskutueshme që në çdo mbledhje te grupit të ekspertëve të nivelit të lartë për këtë proces dhe përgatitjen e çdo produkti, të marrin pjesë ekspertet e nivelit të lartë të caktuar nga opozita.

Asnjë njoftim për mbledhje të ndonjë grupi punë nuk është përcjellë deri tani as tek unë dhe as tek ekspertët e emëruar para 2 javësh nga komisioni.  Çdo produkt që do dilte nga keto grupe pune pa praninë e ekspertëve të caktuar nga opozita do të dëmtonte plotësisht konsesusin e arritur për një reformë të përbashkët.

Ndaj i kërkoj sot jo vetëm stafit politik dhe teknik të komisionit, por të gjithë përfaqësuesve të misionit Euralius, OPDAT dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që bashkëdrejtojnë grupet e ekspertëve të nivelit të lartë, që në çdo mbledhje që do të zhvillojnë të informojnë opozitën, të përfshijnë ekspertët e caktuar nga opozita, në mënyrë që produkti që do të dalë nga dita e emërimit ëe tyre, padyshim dhe nga sot, të jetë produkt i diskutuar dhe me ekspertët e nivelit të lartë të caktuar prej nesh.

Transparenca dhe sinqeriteti në këtë fazë të reformës është jetik për të ardhmen e saj.

Vetëm një reformë trasparente, gjithpërfshirëse, konsesuale, me eskpertizë euro-amerikane dhe me certifikim të komisionit të Venecias, do të sjellë daljen nga stasquo –ja ku ndodhet sistemi i drejtësisë, çmontimin e kapjes politike që iu bë institucioneve, ndalimit imediat të kapjes së metejshme, luftës pa kompromis ndaj gjyqtarëve, të paaftë, të korruptuar dhe të kapur politikisht.

Për këtë, Partia Demokratike ngelet më e vendosur se kurrë bashkë me garancinë e partnerëve ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Çifti kryeministror me pushime jashtë vendit, po ashtu edhe çifti Meta-Kryemadhi
Kryeministri Rama kafe me Elvis Rroshin në qendër të Kavajës (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.21283888816833
array(1) { ["section"]=> string(112) "pd-halimi-te-vendosur-per-reformen-ne-drejtesi-cdo-produkt-pa-opoziten-eshte-fatal-per-te-ardhmen-e-vendit-17874" }