PD hedh poshtë sondazhin e "IPR". Reagon Ora News: Na intereson procesi jo rezultati

Publikuar tek: politike, më 14:46 04-06-2015 PD hedh poshtë sondazhin e Kreu i PD Lulzim Basha ne Tonight te Ilva Tares ne Ora News

Sondazhi i publikuar dje në mbrëmje në orën 21.00 nga IPR Marketing dhe Ora News ka nxitur reagimin e Partisë Demokratike,e  cila e ka konsideruar të manipuluar por menjëherë ka reaguar Ora news nëpërmjet një qëndrimi editorial ku ka shpjeguar se nuk i intereson rezultati por procesi. Ora News ka ftuar partitë politike të ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin më 21 qershor.

Gjatë sondazhit të djeshëm, doli se mbështetja për Edi Ramën në tre qytete, Tiranë, Durrës, Elbasan ishte mbi 55 përqind, ndërkohë që për Ilir Metën, ishte 44 përqind, e për kreun e PD Lulzim Basha, në këto tre rrethe ishte gati 30 përqind.

Po ashtu, në të tre bashkitë, kandidatët e PS kryesonin ndjeshëm me ata të PD. Në Tiranë Erjon Veliaj fitonte me 50 përqind të votave; Qazim Sejdini me 66 përqind të votave e Vangjush Dako me 54 përqind të votave kundrejt rivales Grida Duma.

“Pseudo-sondazhet e gatuara për llogari të dyshes Rama-Meta, janë shprehje e dëshpërimit të oligarkisë që po numëron ditët e fundit të përballjes me gjykimin popullor të 21 qershorit. Kjo përpjekje qesharake për të trukuar realitetin që flet vetë, është blerë me thasët e errët të pastrimit të parave dhe interesave kriminale të Xhanashvilit me kompani. Realiteti e ka tmerruar deri aty dyshen Rama – Meta sa të servirin gënjeshtra që do ua kishte zili edhe Nastradini.Shumica dërrmuese e shqiptarëve mezi po presin t’i tregojnë derën dyshes Rama-Meta dhe gjithë sistemit të tyre kriminal e të korruptuar bashkë me establishmentin e sondazheve të blera”, thuhet në deklaratën për shtyp të PD, mëngjesin e sotëm. 

Ndërkaq vetëm disa orë më vonë ka ardhur reagimi i Ora News që theksuar interesin sa i takon raportimit të procesit zgjedhor

"IPR Marketing dhe RTV Ora News kanë publikuar mbrëmë sondazhin e dytë në tri bashki kryesore në vend, Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Duke falenderuar publikun besnik që ka zgjedhur të informohet nga Ora News dhe që i beson traditës së krijuar nga ky televizion për të kontraktuar një kompani prestigjoze si IPR Marketing me Drejtor Antonio Notto, dëshirojmë të konfirmojmë se sondazhi i radhës është në datën 16 Qershor dhe Exit Poll në mbrëmjen e 21 Qershorit.

Pas reagimeve publike kundër sondazheve në përgjithësi dhe qëndrimeve të segmenteve të lidhur me politikën që përdorin në vitin 2015 gjuhën e kërcënimeve ndaj Ora News, shprehim vendosmërinë tonë për të kontribuar për një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, duke garantuar publikun shqiptar se RTV Ora News nuk ka asnjë interes në rezultatin e zgjedhjeve, por vetëm në raportimin e procesit zgjedhor.

Ftojme partite politike te ruajnë qetësinë dhe të presin rezultatin që do të shprehet nga qytetarët shqiptarë në 21 Qershor. Angazhimi i tyre duhet të jetë në shërbim të mbarëvjatjes së procesit dhe të garantimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.  RTV Ora News është duke ndjekur një traditë tanimë të konsoliduar ndërkombëtare të pajtimit të një kompanie të specializuar sondazhesh për të matur prirjen e votës përpara ditës së zgjedhjeve", thuhet në qëndrimin editorial të Ora News.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kandidatët e inkriminuar, ambasadori Gaiani: Politika ka ende për të bërë
Vëzhguesit për zgjedhjet: Partitë fushata të kushtueshme, KQZ nuk zbardh në kohë vendimet dhe probleme me listat e zgjedhësve »
Article Logic
Execution time: 0.016005039215088
array(1) { ["section"]=> string(86) "pd-hedh-poshte-sondazhin-e-ipr-reagon-ora-news-na-intereson-procesi-jo-rezultati-12646" }