PD i propozon maxhorancës nënshkrimin e paktit me 3 kushte për kandidatët me rekorde kriminale

Publikuar tek: politike, më 15:36 02-06-2015 PD i propozon maxhorancës nënshkrimin e paktit me 3 kushte për kandidatët me rekorde kriminale

Deputeti i Partisë Demokratike njëherësh edhe Kryetari i Komisionit Parlamentar për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi ka thënë gjatë një deklarate për media se prej dy javësh maxhorancës i është propozuar një pakt për verifikimin dhe largimin e kandidatëve me rekorde kriminale.

Por sipas Bylykbashit, ende nuk ka një reagim nga maxhoranca për këtë pakt. Ai tha se propozimi për nënshkrimin e paktit me tre pika kryesore do të mundësojë verifikimin dhe largimine kandidatëve me rekorde të rënda kriminale:

Propozimi i PD lejon përdorimine gjurmëve të gishtave për verifikimin e plotë të kandidatëve si dhe tërheqjen e menjëhershme nga gara nëse kandidatët rezultojnë me rekorde kriminale. Bylykbashi i ka bërë thirrje maxhorancës ta nënshkruajë pa humbur kohë këtë pakt.

1.Nënshkrimi i një pakti që do të mundësojë verifikimin e kandiatëve me rekorde kriminale të rënda

2.Përdorimin e gjurmëve të gishatev për verifikimin e plotë.

3.Tërheqjen e menjëhrshme nga gara e kand qe rezultojën më rekorde kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Rrogozhinë: Kandidati i SHQUP-it nuk i duhet as dreqit
Kosova-banorëve: Do ju jap një CD që të ma vini nëse devijoj »
Article Logic
Execution time: 0.037292003631592
array(1) { ["section"]=> string(100) "pd-i-propozon-maxhorances-nenshkrimin-e-paktit-me-3-kushte-per-kandidatet-me-rekorde-kriminale-12505" }