PD i sheh televizionet kundër saj, pas deklaratës për “TCH”, sot reagon për “Tv Klan”

Publikuar tek: politike, më 21:31 13-01-2016 PD i sheh televizionet kundër saj, pas deklaratës për “TCH”, sot reagon për “Tv Klan”

Partia Demokratike i sheh si të kundërvëna ndaj saj, qndrimet e dy televizioneve më të mëdha kombëtare, veçanërisht në pasqyrimin që ato po i bëjnë diskutimeve për reformën në drejtësi.

Me anë të një deklarate zyrtare, PD ka kritikuar televizionin Klan që sipas saj në edicionin e lajmeve lidhur me një aktivitet ka pasqyruar vetëm fjalën e Edi Ramës dhe jo reagimin zyrtar të partisë opozitare. Për PD-në, ky qëndrim është selektiv dhe servil ndaj kryeministrit Rama.

“Partia Demokratike shpreh keqardhjen për qendrimin e redaksisë së lajmeve të televizionit Klan, që zgjodhi sot për të njëjtin aktivitet të pasqyrojë vetëm Edi Ramën dhe jo reagimin zyrtar të Partisë Demokratike mbi këtë zhvillim. Ky është një qendrim jo parimor, selektiv dhe servil ndaj kryeministrit. Partia Demokratike është e vendosur të respektojë si të shenjtë lirinë e fjalës, dhe të denoncojë e dënojë çdo rast deformimi apo censure në shërbim të interesave të qeverisë”, thuhet në deklaratë.

Një ditë më parë Partia Demokratike reagoi kundër televizionit Top-Channel, që po ashtu e akuzoi për servilizëm ndaj Ramës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përfundon takimi te “Vila 30”, gazetarët pyesin Ramën, kryeministri: Hapeni rrugën…
“Rama dhe Meta po përdorin armët biologjike kundër njëri-tjetrit”, Berisha komenton marrëdhëniet brenda maxhorancës »
Article Logic
Execution time: 0.04131007194519
array(1) { ["section"]=> string(85) "pd-i-sheh-televizionet-kunder-saj-pas-deklarates-per-tch-sot-reagon-per-tv-klan-29926" }