PD i skadon afati për shlyerjen e gjobës së “8 dhjetorit”, bashkia: Do i bllokojmë llogaritë

Publikuar tek: politike, më 10:03 09-01-2016 PD i skadon afati për shlyerjen e gjobës së “8 dhjetorit”, bashkia: Do i bllokojmë llogaritë

Sot ka mbaruar afati 1 mujor i vendosur nga Bashkia e Tiranës për Partinë Demokratike, e cila sipas gjobës së vendosur është e detyruar të paguajë 163 milionë lekë (pa përfshirë kamatvonesën) për dëmet e shkaktuara në qytet gjatë protestës të organizuar më 8 dhjetor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj njoftoi vetëm pak orë pas përfundimit të protestës se PD do të gjobitej për dëmet e shkaktuara dhe se kjo parti duhej të mësonte se si  të protestojë pa dëmtuar pronën e përbashkët.

7 ditë kohë kishte PD në dispozicion për të paguar gjobën pa kamatvonesë dhe në 8 janar ka skaduar afati i vendosur nga bashkia. Ndërkohë, kreu i kësaj partie, Lulzim Basha deklaroi se do i dërgonte Veliajt një kastravec në zyrë, duke theksuar se gjoba nuk do të paguhej. Edhe përfaqësues të tjerë të opozitës sulmuan ashpër Veliajn për këtë veprim.

Megjithatë, burime nga bashkia kanë bërë të ditur për Newsbomb.al se PD nuk e ka paguar gjobën brenda afatit të vendosur. Gjithashtu, këto burime kanë theksuar se bashkia do të marrë masat e paralajmëruara për mbledhjen e borxhit duke bllokuar llograitë bankare të partisë.

Të kontaktuar nga Newsbomb, në Partinë Demokratike kanë refuzuar të komentojnë lidhur me këtë çështje. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tërhiqet maxhoranca. Hedh poshtë draftin e Reformës në Drejtësi, do formulojë një të ri sipas rekomandimeve të Venecias
Drejtësia/ Përfundon takimi i Ramës me Metën në Kryesinë e Kuvendit, asnjë deklaratë për gazetarët »
Article Logic
Execution time: 0.019809007644653
array(1) { ["section"]=> string(94) "pd-i-skadon-afati-per-shlyerjen-e-gjobes-se-8-dhjetorit-bashkia-do-i-bllokojme-llogarite-29517" }