PD insiston për veto dhe bashkëkryesim në Komisonin e Drejtësisë

Publikuar tek: politike, më 09:21 28-01-2015 PD insiston për veto dhe bashkëkryesim në Komisonin e Drejtësisë

Tre nismat e dorëzuara nga ana e demokratëve në Kuvend, kanë zyrtarizuar kërkesën e PD për ndryshimin e Komisionit të Reformës në Drejtësi, mes çështjeve të tjera.

Sipas selisë blu, duhet që në këtë komision ajo të ketë bashkëkryesimin dhe të drejtën e vetos  ndërsa në përbërje të ketë 12 anëtarë, 6 nga maxhoranca aktuale dhe 6 nga opozita.

 “Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe ky të kryesohet nga dy bashkëkryetarë” thuhet në nismën e PD. Sipas demokratëve, parashikimet aktuale të përbërjes minojnë që në nisje, mundësinë e bashkëpunimit.

PD thekson se mbledhjet e komisionti duhet të quhen të vlefshme kur merr pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve dhe se këto duhet të thirren nga të dy bashkëkryetarët, dhe këta të fundit nëse nuk votojnë pro për vendime të caktuara, atëherë nuk miratohen.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha: Tsipras “kushëriri” i Ramës, do ndihmojë marrëdhëniet shqiptaro-greke
Selami: Basha rikandidim për Tiranën, PD të afrojë Rusmalin, Mustafajin e Bamir Topin »
Article Logic
Execution time: 0.032096862792969
array(1) { ["section"]=> string(69) "pd-insiston-per-veto-dhe-bashkekryesim-ne-komisonin-e-drejtesise-1678" }