PD: Inspektorët e shtetit, “LSI –në, LSI-në ndihmoje”

Publikuar tek: politike, më 13:27 22-04-2015 PD: Inspektorët e shtetit, “LSI –në, LSI-në ndihmoje”

“Një skeme tipike mafioze e blerjes së votës për zgjedhjet e 21 Qershorit është zbuluar nga Prokuroria në arrestimin e inspektorëve të lojërave të fatit dhe tatimorëve”, kështu të paktën pretendohet në deklaratën për shtyp të Partisë Demokratike. Sipas PD kryeministri Rama e kreu i Kuvendit Meta kanë një plan të organizuar për shit-blerjen e votave.

“Nga përgjigjet e realizuara nga Prokuroria të cilat media i bëri publike, rezulton se inspektorët e shtetit janë në shërbim të partisë në pushtet ku në mënyrë të organizuar favorizohen biznese të caktuara për t’u marrë votën për Lëvizjen Socialiste për Integrim. “LSI –në, LSI-në ndihmoje”. Këto janë fjalët e inspektorëve të lojërave të fatit që kishin ngritur një grup mafioz të gjobave ndaj disa bizneseve dhe favorizimeve për vota për biznese të tjera.

Partia Demokratike e ka paralajmëruar që herët që dyshja Rama-Meta ka instaluar një oligarki në vend e cila beson vetëm në blerjen e votës. Kjo skemë mafioze është e shtrirë në çdo qelizë të shtetit, ku bandat e pushtetit gjobisin biznese e kryejnë favorizime për të blerë votën”, thuhet në deklaratën e PD ndërkohë që u bëhet thirrje edhe qytetarëve të mos bien “pre e kësaj skeme”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryeparlamentarja austriake Zwazl-Metës: Mbështesim trajnimin e të rinjve për punësim
PS, Bushati: Basha të mos bredhë lart e poshtë duke u prishur punë kandidatëve »
Article Logic
Execution time: 0.017390012741089
array(1) { ["section"]=> string(52) "pd-inspektoret-e-shtetit-lsi-ne-lsi-ne-ndihmoje-9427" }