PD-ja dorëzon në Kuvend rezolutën për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit, por rrëzohet nga Konferenca e Kryetarëve

Publikuar tek: politike, më 10:29 18-01-2016 PD-ja dorëzon në Kuvend rezolutën për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit, por rrëzohet nga Konferenca e Kryetarëve

Miratohet nga Konferenca e Kryetarëve në Kuvend kalendari 3-javor i punimeve, ndërkohë që PD-ja dorëzon rezolutën për heqjen e dekoratave të persekutorëve të komunizmit. Megjithatë Konferenca e Kryetarëve e ka rrëzuar këtë rezolutë, për të cilën demokratët janë shprehur se do ta ridorëzojnë.

Pritet që sot të dorëzohet në Komisionin e Venecias, pas mbledhjes së dytë të Komisionit Parlamentar të Reformës në Drejtësi, drafti për ndryshimet kushtetuese. Sot Kuvendi do të nisë punimet pasdite në orën 17:00.

“Bazuar në nenin 74, pika 1, të Kushtetutës dhe në mbështetje të neneve 42, pika 1, e 27, pika 5, të Rregullores së Kuvendit si dhe urdhrit nr. 2, datë 15.1.2015 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, në seancën plenare të datës 18.1.2016, ora 17.00, mblidhet sesioni i VI-të parlamentar i punimeve të Kuvendit me këtë rend dite:

1. Hapja e punimeve të Sesionit të VI-të.

2. Njoftimi i akteve normative të depozituara në Kuvend.

3. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 21.12.2015.

4. Njoftimi/miratimi i programit të punës së Kuvendit për periudhën 18 janar - 28 shkurt 2016.

 5. Njoftimi/miratimi i kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 18 janar - 5 shkurt 2016.

 6. Miratimi i kalendarit të paraqitjes në Kuvend të raporteve vjetore të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj.

7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.’’, bën me dije axhendën, Zyra e Shtypit në Kuvend.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkrimi në “Daily Mirror”, Shehu: Artikull i pavërtetë, në Lazarat nuk ka më kanabis
Ministri Manjani merr me vete dy deputetet e reja dhe niset drejt Elbasanit (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.02680492401123
array(1) { ["section"]=> string(135) "pd-ja-dorezon-ne-kuvend-rezoluten-per-heqjen-e-dekoratave-te-persekutoreve-te-komunizmit-por-rrezohet-nga-konferenca-e-kryetareve-30278" }