PD: Ja dy emrat e akuzuar për përdhunim e falsifikim që punojnë si doganier e IT

Publikuar tek: politike, më 10:26 08-04-2015 PD: Ja dy emrat e akuzuar për përdhunim e falsifikim që punojnë si doganier e IT Zëdhënësja e PD

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënses së saj ka denoncuar dy emërime në administratë të dy personave të akuzuar për “ngacmim seksual “ e “falsifikim pasaportash”. Elton Bashollari dhe Relis Mulla përkatësisht në postet: doganier në Korçë  e specialist IT në Drejtorinë e Tatimeve në Korçë janë dy emrat e denoncuar nga PD si persona me precedentë penalë.

"Çfarë mund të ndodhë me një të denoncuar për përdhunim, të shpallur në kërkim nga policia në prill të vitit 2010? Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, një person i tillë bëhet doganier. Kjo ka ndodhur me Elton Bashollin në Korcë. Nëse bëni një kërkim në arkivë do t’iu dalin dhjetra lajme për këtë ngjarje të rëndë, ku një e re nga ky qytet e ka denoncuar pas dhunimit seksual, dhe ndaj tij ka filluar procedimi. Sot është doganier i Edi Ramës dhe Ilir Metës, gjë që e tregon edhe ai vetë në Facebookun e tij. Po me një të arrestuar në Korcë, në korrik të vitit 2011, për falsifikim pasaportash, për paisje me këtë dokument të personave që kishin probleme me drejtësinë në vendet e BE-së, çfarë mund të ndodhë? Me Edi Ramën dhe Ilir Metën, ai bëhet specialist i IT-së, në Drejtorinë e Tatimeve të Korcës. Relis Mulla u arrestua dhe ndaj tij nisi procesi hetimor në korrik të vitit 2011, pasi kishte prodhuar dhjetra pasaporta përmes falsifikimit të të dhënave, për persona me precedentë në Europë. Në atë kohë, Mullai punonte pranë kompanisë Aleat që prodhonte pasaportat”, tha zëdhënësja e PD Orjela Nebiaj.

Ajo shtoi se këto dhe qindra raste të tjera të denoncuara nga PD janë arsyeja se pse dekriminalizimi duhet bërë që qytetarët të çlirohen nga qeverisja Rama-Meta.

Këto janë fotot e publikuara nga Pd. Profilet sociale në Fb të punonjësve të denoncuar nga zëdhënësja

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Marinza”, Braçe ia delegon përgjegjësinë Shalsit: Komisioni i tij përgjegjës për hetimin
Duka: Basha prej kulisave, kandidimi im në interes të qytetarëve »
Article Logic
Execution time: 0.017841100692749
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-ja-dy-emrat-e-akuzuar-per-perdhunim-e-falsifikim-qe-punojne-si-doganier-e-it-8116" }