PD-ja kandidon Eduard Kaprin në Pogradec dhe Niko Shupulin në Përmet

Publikuar tek: politike, më 11:23 16-04-2015 PD-ja kandidon Eduard Kaprin në Pogradec dhe Niko Shupulin në Përmet Partia Demokratike

Zyrtarizohen edhe 4 kandidatë nga Partia Demokratike për zgjedhjet e 21 qershorit. Ata janë kandidati për Bashkinë e Pogradecit Eduard Kapri, për Bashkinë e Konispolit Ismail Myrtaj, kandidati për Bashkinë e Rrogozhinës, Eqerem Deliu dhe kandidati për Bashkinë e Përmetit Niko Shupuli.

Myrtaj dhe Deliu do  të kenë përballë kandidatë të PDIU-së, e cila është në koalicion me PS-në dhe LSI-në. Myrtaj do garojë me Mimoza Arapin, kurse Deliu me Beqir Nuredinin. Në Përmet kandidati demokrat Shupuli do të përballet me kandidatin socialist Gilberto Jaçe. Kurse në Pogradec Kapri do të përballet me kandidaten e majtë Diana Mile.

Jaçe është kundërshtuar nga deputeti socialist i Përmetit, Vladimir Kosta, i cili ka deklaruar se Jaçe ka abuzuar me projektin e shtrimit të trotuarëve në këtë qytet. Për këtë arsye, Kosta mendon të dorëhiqet nga PS-ja, vendim që ende nuk është marrë në formë përfundimtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha për mandatin e deputetit Kokëdhima: Aleanca e qelbësirave po e fsheh dhunimin e Kushtetutës
Hysi:Të rrëzohet kërkesa ndaj Kokëdhimës, s’ka nevojë të investojë Gjykata për çështje të zgjidhura »
Article Logic
Execution time: 0.022960186004639
array(1) { ["section"]=> string(73) "pd-ja-kandidon-eduard-kaprin-ne-pogradec-dhe-niko-shupulin-ne-permet-8869" }