PD-ja sulmon ministrin e Shëndetësisë: Ilir Beqja i dha vetes 85 milionë lekë

Publikuar tek: politike, më 11:35 16-01-2016 PD-ja sulmon ministrin e Shëndetësisë: Ilir Beqja i dha vetes 85 milionë lekë

Partia Demokratike ka sulmuar sot ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja. Në një deklaratë për shtyp deputetja Arbiola Halimi ka deklaruar se Beqja I ka dhënë vetes së tij, 58 milionë lekë.

 “Korrupsioni i Ilir Beqës është i larmishëm dhe i shtrirë në shumë fusha.

Një nga faktet më skandaloze është rasti kur ai vetë, drejtpërdrejtë i ka dhënë firmës së tij INTECH plus, 85 milionë lekë, për instalimin e një programi tek Fondi i Detyrueshëm i Sigurimeve Shëndetësore.

Eshtë një nga tenderat më të parregullt që kanë konstatuar audituesit, pasi jo vetëm kanë gjetur mungesë dokumentacioni, por firma e themeluar nga Ilir Beqa, ishte ofertuesi i vetëm.

Për më tepër, në krye të bordit të këtij Fondi, ai që merr vendimet, është vetë Ministri, Ilir Beqa.

Sipas burimeve zyrtare, edhe pse në këtë rast Beqa, i dha me firmën e tij, 85 milionë lekë firmës së tij, Intech plus, shërbimi as nuk është ofruar.

Sistemi i kontabilitetit Oracle, për të cilën Beqa i dha Beqës 85 milionë lekë, nuk funksionon.

Vjedhje e hapur, paratë janë dhënë, puna nuk është bërë.

Me gjithë këto rekorde skandaloze korrupsioni, Ilir Beqa vazhdon të fitojë zemrën e Edi Ramës i cili e ka caktuar së fundmi dhe kordinator për matjen e punës së qeverisë.

Sipas standardeve të kampionit të korrupsionit, punë e mirë është kur vjedh shumë dhe kudo.

E vërteta është se puna e këtij ministri, e kësaj qeveria duket qartë dhe e njohin mirë gjithë qytetarët e vendit.

Tani i takon qytetarëve të bëjnë vlerësimin e tyre”, deklaroi Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Donald Lu i shokuar pas takimit, ka 1 javë që s’flet”
Rama shkon në Durrës dhe bën takim me dyer të mbyllura me strukturat. Zbulohet kërkesa kryesore e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.018057107925415
array(1) { ["section"]=> string(82) "pd-ja-sulmon-ministrin-e-shendetesise-ilir-beqja-i-dha-vetes-85-milione-leke-30152" }