PD:Jashtë Kuvendit, administratës dhe listës së zgjedhjeve personat me rekorde kriminale

Publikuar tek: politike, më 08:57 23-03-2015 PD:Jashtë Kuvendit, administratës dhe listës së zgjedhjeve personat me rekorde kriminale Kuvendi i Shqipërisë

Zbardhen amendamentet që Partia Demokratike kërkon t’i bëjë Kushtetutës, Kodit Zgjedhor dhe Rregullores së Kuvendit. Sipas PD-së, duhet të qëndrojnë larg nga Kuvendi, drejtimi i administratës dhe listave për kandidatë në zgjedhje të gjithë personat me rekorde kriminale. Gjithçka sipas demokratëve duhet të nisë të vihet në zbatim që prej shtatorit të këtij viti.

Sipas gazetës ‘’Mapo’’, PD po i lë kështu rreth 5 muaj kohë Kuvendit me qëllim që të finalizohet vendimi që është marrë në mbledhjen e djeshme të kryesisë së PD-së.

‘’PD në kuadër të Marrëveshjes së Dekriminalizimit të bëjë publike propozimet tona, amendamentet tona, kushtetuese dhe ligjore, për të përjashtuar nga Parlamenti i Shqipërisë dhe nga çdo zyrë tjetër publike, të zgjedhur apo të emëruar, personat me rekorde të tmerrshme kriminale të natyrës së krimit të organizuar’’, deklaroi dje kreu i PD-së Lulzim Basha, pas mbledhjes së kryesisë në orët e mbrëmjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Durrës, jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Portit, Selim Belortaja
Aleanca Kuq e Zi: Qeveritarët me makina luksoze, ju nën ujë »
Article Logic
Execution time: 0.020913124084473
array(1) { ["section"]=> string(92) "pd-jashte-kuvendit-administrates-dhe-listes-se-zgjedhjeve-personat-me-rekorde-kriminale-6666" }