PD kërkoi që të përballet me drejtësinë, reagon Balla: Doli zbuluar qëllimi i partisë babalokraktike

Publikuar tek: barometri, më 08:30 01-10-2018 PD kërkoi që të përballet me drejtësinë, reagon Balla: Doli zbuluar qëllimi i partisë babalokraktike

Pas deklaratës së Partisë Demokratike, ku bashkë me arrestimin e Rexhep Rrajas, kërkon përballjen me drejtësinë të Rrahman Rrajas, Taulant Ballës dhe Artur Bushit, ka reaguar vetë kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla.

 

Me anë të një postimi në Facebook, Balla tha se PD nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me të dhe Partinë Socialiste!

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

E përshëndes deklaratën e partisë babalokraktike (PD), sepse nxjerr plotësisht zbuluar qëllimin e tyre që nuk ka qenë e nuk është fare drejtësia për vajzën e dhunuar, por lufta e pistë politike me mua dhe Partinë Socialiste!

E di që prej vitesh tashmë jam halë në sy për Saliun, Lulin dhe ca sherbëtorëve ordinerë të tyre, se të them të drejtën ka edhe deputetë të PD që janë njerëz normalë.

Nuk më çudit asgjë që ata thonë, bëjnë, nxisin, thurin apo inskenojnë për të më baltosur e cënuar mua. Siç në fakt ishte shpifja e radhës në qershor me paratë e kapura nga Policia e Shtetit, kur në fund i humbur doli Lulzimi e të cilit do t’i duhet të paraqitet më datë 10 Tetor në Gjykatë si i akuzuar.

Por kjo deklaratë sot më ka çuditur pak se është e gjitha në mbështetje të qasjes sonë dhe deklarata konfirmon se Luli dhe PD vajzën e dhunuar e duan thjeshtë mish për top në luftën politike!

Mezi po pres që Prokuroria të fillojë hetimin mbi kallzimin e depozituar prej meje javën e shkuar dhe të thërrasë edhe të kallzuarin kryesor, Lulzimin! Jam i sigurtë që rezultatet do të jenë të shpejta dhe se regjizori Lulzim bashkë me aktorin e radhës së Babale 2 do të japin llogari para drejtësisë.

Sa për Saliun atë e ka kallzuar koha dhe s'ia vlen të merremi me të në këtë rast.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029826164245605
array(1) { ["section"]=> string(105) "pd-kerkoi-qe-te-perballet-me-drejtesine-reagon-balla-doli-zbuluar-qellimi-i-partise-babalokraktike-136176" }