PD kërkon dorëheqjen e Tushes: Gjuha e përdorur ndaj gruas është kriminale

Publikuar tek: politike, më 19:08 13-04-2016 PD kërkon dorëheqjen e Tushes: Gjuha e përdorur ndaj gruas është kriminale

Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e kryebashkiakut të Lushnjes, Fatos Tushe, i cili u bë pjesë e skandlit duke kërcënuar dhe ofenduar një bashkëqytetare të tij.

Kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi tha se kërcënimi dhe gjuha e përdorur nga kryetari i Bashkisë janë kriminale.

Njoftimi i plotë i PD-së:

Partia Demokratike ka dënuar sot sjelljen skandaloze të kryetarit të Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe i cili kërcënoi një qytetare në mes të ditës në mes të qytetit. E kërcënuara nga kryetari i Bashkisë është një tregtare që po protestonte kundër vendimit për mbylljen e tregut.

Kryetari i PD-së së Lushnjes, Myslym Murrizi tha se kërcënimi dhe gjuha e përdorur nga kryetari i Bashkisë janë kriminale.

“Siç jeni vënë në dijeni është hedhur në qarkullim një video që doli pas një takimi që kryetari i DP-së në Lushnjë pati me bizneset e stadiumit të Lushnjës të cilët në mënyrë arbitrare, pa asnjë vendim të Këshillit Bashkiak janë përzënë për të shkuar në një treg të një prej klientëve të kryetarit të bashkisë. Në lidhje me videon, PD dënon gjuhën prej rrugaçi të një zyrtari që kërkon votën e qytetarëve për të qënë jo padrinoja i tyre por për të qënë kryeshërbëtori i tyre. Eshtë një gjuhë që i shkon për shtat ligji i dekriminalizimit. Eshtë një gjuhë që vetëm me të zgjedhur nga vota e qytetarëve nuk ka asgjë të përbashkët. Eshtë gjuha e rilindjes, gjuha që shpesh përcillet në ekrane nga jo pak zyrtarë të zgjedhur të rilindjes, dhe herë herë edhe nga kryeministri. Dhe kjo është gjuha që ky kryebashkiak i 150 mijë banorëve të Lushnjës, i drejtohet atyre që 9 muaj më parë i mashtroi dhe u kërkoi votën dhe sot iu fut portofolin në gojë”, tha Murrizi.

Murrizi thekson se protesta e tregtares së kërcënuar dhe e tregtarëve është e drejtë, pasi vendimi për zhvendosjen e tregut është klientelist dhe bëhet për të favorizuar klientin e kryetarit të Bashkisë.

“Partia Demokratike do të mbështesë protestën e drejtë dhe legjitime të këtyre bizneseve që u ka shkuar letra për tu larguar nga ai treg dhe për të vajtur me zor tek klienti i këtij kryetari bashkie. 12 këshilltarët e Partisë Demokratike do të kërkojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak për shpjegime se pse merret kjo nismë e kryetarit të bashkisë pa pasur një vendim të Këshillit Bashkiak. Kryetari i Bashkisë është administrator por nuk është pronari i qytetit. Parlamenti lokal, Këshilli Bashkiak është ai që merr vendime nëse ka projekte dhe investime konkret tek tregu ku këta kërkojnë ti përzënë tregtarët.

Këshilltarët e PD do ti kërkojnë në shenjë morali, të respektit të votës dhe të qytetarëve, dorëheqjen e kryetarit të Bashkisë së Lushnjës pas sjelljes arrogante e kriminale ndaj qytetares”, tha Murrizi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lu pyet për basketbollin Ramën në SHBA por kryeminsitri e sikletos me përgjigjen e tij
DASH publikon raportin: Korrupsioni në Shqipëri i përhapur në të gjithë qeverinë, kryesojnë drejtësia dhe shëndetësia »
Article Logic
Execution time: 0.22134590148926
array(1) { ["section"]=> string(79) "pd-kerkon-doreheqjen-e-tushes-gjuha-e-perdorur-ndaj-gruas-eshte-kriminale-37624" }