PD: Klinika e Kosovës me leje, e firmosi Rama. Veliaj: Atëherë pse kërkoi legalizim?

Publikuar tek: politike, më 20:07 30-05-2015 PD: Klinika e Kosovës me leje, e firmosi Rama. Veliaj: Atëherë pse kërkoi legalizim?

“Edi Rama e bëri qesharak kandidatin e tij për Tiranën, kur e nxori dje të sulmojë doktor Halim Kosovën në lidhje me godinën e klinikës, që sipas tij është ndërtuar pa leje. Edhe më qesharak u bë kandidati po të keni parasysh mllefin që përdori dje me këto akuza, bazuar në mashtrim e shpifje”.

Ky është reagimi i PD pas deklaratave të Veliajt për legalizimin e klinikës ndërtuar sipas tij, pa leje nga kandidati Kosova .“Kjo që po ju tregoj tani, është një leje ndërtimi për rikonstruksion objekti, dhe leje ndërtimi për shtesë objekti, që Edi Rama ka firmosur në vitin 2004 kur ishte kryetar Bashkie, për klinikën e z.Kosova ", tha zëdhënësja e PD  .

 Pas kësaj Veliaj ka folur sërish gjatë një takimi me banorët e njësisë 11 nga ku ka thënë se nëse klinika do ishte me leje, Kosova nuk kishte pse të aplikonte.

“ Nëse Halim Kosova ndërtoi me leje atëherë pse aplikoi për legalizimin e klinikës? Çfarë kishte joligjore klinika private e Kosovës që u legalizua në vitin 2013? Kosova kërkoi legalizimin e klinikës në vitin 2006 pasi shkeli ligjin e lejen e vitit 2004", ka thënë Veliaj.

Ndërkaq, ka reaguar sërish PD duke iu drejtuar shtabit të kandidatit të majtë.

"Shtabi i kandidatit të majtë për Tiranën konfirmoi sot se leja e godinës ekziston dhe se pretendimi i tyre bie. Shtabi i kandidatit të Edi Ramës vërtetoi se fushata e tij është e bazuar mbi gënjeshtrën e shpifjen".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotoja që mërziti Erion Veliajn
Rama: Kë marrin për budalla ata të SHQUP-it?! Po i drejton ‘’fundi i bishtit të kavallit’’ »
Article Logic
Execution time: 0.028200149536133
array(1) { ["section"]=> string(85) "pd-klinika-e-kosoves-me-leje-e-firmosi-rama-veliaj-atehere-pse-kerkoi-legalizim-12308" }