PD: Kokëdhima përfitoi fonde publike, edhe duke qenë deputet. Kokëdhima: Kontratat përpara se të bëhesha deputet

Publikuar tek: politike, më 11:10 25-02-2015 PD: Kokëdhima përfitoi fonde publike, edhe duke qenë deputet. Kokëdhima: Kontratat përpara se të bëhesha deputet Jorida Tabaku

Partia Demokratike akuzon deputetin socialist Koço Kokëdhima se ka përfituar fonde publike nëpërmjet kompanisë së tij, edhe pasi është zgjedhur deputet. Sipas deklaratës së PD-së, bërë publike sot nga Jorida Tabaku, Kokëdhima ka përfituar 150 raste të kalimit të fondeve publike drejt kompanisë ‘’Abissnet’’, për të cilën ka qenë aksioner dhe drejtues.

Deputeti Koço Kokëdhima ka përfituar fonde.Është rreptësisht e ndaluar nga kushtetuta. Nga shtatori2013 deri në shkurt 2014, sipas ekstraktit të QKR-së, kur deputeti është tërhequr nga aksionet e kompanisë së tij, ka 150 raste të kalimit të fondeve publike në llogarinë e kompanisë.

Ne i kërkojmë kryetarit të Kuvend të vërë në lëvizje një orë e më parë të gjitha mekanizmat. Kërkesa e plotë e shkeljeve së Kushtetutës që vërteton se deri më 6 shkurt 2014 deputeti ka qenë drejtues dhe aksioner i kësaj kompani, do ju dorëzohet së bashku me ekstraktin e QKR-së’’, tha Tabaku.

Tabaku përmendi edhe nenet e Kushtetutës, që sipas PD-së janë në shkelje.


Deputeti i PS-së Koço Kokëdhima ka reaguar pas akuzave të bëra nga opozita, duke u shprehur se kontratat për të cilat aludon PD janë firmosur në janar të 2013.

Kokëdhima është shprehur se prej shkurtit 2014 nuk ka lidhje me kompaninë Abissnet, pasi i ka shitur aksionet e saj.

Sipas deputetit, kontratat janë lidhur gjatë kohës që në pushtet ka qenë PD-ja.

“Në lidhje me këtë çështje dëshiroj të sqaroj opinionin publik se nga muaji shkurt i vitit 2014 nuk kam asnjë lidhje me kompaninë “Abssinet sh.a”. Nga data 06.02.2014 i kam shitur të gjitha aksionet që kam pasur në këtë kompani, fakt ky që mund të vërtetohet fare lehtë nga QKR. Për kontratat e lidhura nga “Abissnet sh.a” me subjekte publike apo private për ofrimin e shërbimit të internetit, përpara se unë të zgjidhesha deputet i Parlamentit të Shqipërisë, kohë kur unë isha aksionar i kësaj shoqërie, çdo gjë është bërë në mënyrë transparente, konform ligjit dhe çdo kontratë është lehtësisht e verifikueshme. Kontratat, për të cilat aludon opozita, janë lidhur në janar të vitit 2013 me qeverinë Berisha, në kohën kur unë nuk isha zgjedhur deputet. Nënshkrimi i këtyre kontratave parashikon një kohëzgjatje 12 mujore. Kjo do të thotë që kjo shoqëri nuk mund të zgjidhë kontratat me subjektet përkatëse, vetëm sepse një aksionar bëhet deputet. Shoqëria “Abissnet sh.a” nuk mund të prishte në mënyrë të njëanshme kontratat që kishte lidhur me institucione të ndryshme shtetërore.  Dëshiroj të sqaroj opinionin publik se shoqëria “Abissnet sh.a” nuk ka lidhur asnjë kontratë të re me institucione shtetërore dhe nuk ka përfituar as edhe një qindarkë nga buxheti i shtetit që nga koha kur unë jam zgjedhur Deputet i Republikës së Shqipërisë e deri në momentin që kam shitur aksionet”, është shprehur deputeti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kritika e Blushit, Meta: Qeveria e hapur për përmirësim
Rama komenton intervistën e Nadeem Ilahit: FMN-ja, zë i pavarur për ecurinë e ekonomisë »
Article Logic
Execution time: 0.021289110183716
array(1) { ["section"]=> string(63) "pd-kokedhima-perfitoi-fonde-publike-edhe-duke-qene-deputet-4383" }