PD, Kruja: Veliaj nuk bën transparencë, fushata e tij i kalon 1 milionë euro

Publikuar tek: politike, më 14:51 10-06-2015 PD, Kruja: Veliaj nuk bën transparencë, fushata e tij i kalon 1 milionë euro

Deputeti i Partisë Demokratike Keltis Kruja, ka akuzuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Erion Veliaj, se nuk bën transparencë për shpenzimet e fushatës, që sipas tij e kanë kaluar shumën e 1 milionë euro.

“Erion Veliaj nuk bën transparencë. Ai tha se ka 180 milionë letë të vjetra për fushatën. Por e vërteta është që ai ka shpenzuar 437 milionë euro vetëm në spotet televizive. Nëse i shtojmë këtu edhe shumën e 280 zyrave të hapura në Tiranë dhe shpenzimeve të tjera të luksit, kalohet shuma e 1 milionë euro”, ka thënë Kruja.

Deputeti i PD-së tha se Veliaj nuk ka bërë transparencë as me kompaninë e vëllait të tij, që sipas Krujës, ka përfituar 45 milionë lekë. Ndërsa për akuzat e lidhjes së bashkëshortes së Veliajt me “bosin e mafias”, Dzanashvil, Keltis Kruja tha se kandidati i majtë përdor justifikimin banal se Xoxës i ka rënë turni gjatë punës në studion ligjore.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD denoncon: Ja materiali me të cilin po shtrohen rrugët (FOTOT)
Gjinushi miting në Lushnje: PSD krenare që s’ka bërë kurrë pazar me mandatet dhe votat majta »
Article Logic
Execution time: 0.038437128067017
array(1) { ["section"]=> string(79) "pd-kruja-veliaj-nuk-ben-transparence-fushata-e-tij-i-kalon-1-milione-euro-13204" }