PD: Kryeministri Rama përgjegjës për arratisjen e Arben Frrokut

Publikuar tek: politike, më 12:49 30-06-2015 PD: Kryeministri Rama përgjegjës për arratisjen e Arben Frrokut

Partia Demokratike ka reaguar një ditë pas vendimit të gjykatës së Apelit, e cila dënoi me “burg përjetë” Arben Frrokun , por ai ndodhet jashtë vendit.Sipas PD-së ai është lënë të arratiset nga vetë qeveria , pas kontributit që dha për zgjedhjet në Pukë.

“Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Apelit i cili ktheu në vend drejtësinë për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku nuk është pas hekurave, por është larguar në drejtim të paditur, apo më saktë në drejtimin e duhur.E themi këtë dhe e denoncojmë këtë fakt sepse Arben Frroku nuk do të ishte sot i lirë edhe pse i dënuar nga Gjykata e Apelit:po të mos kishte udhëhequr fushatën e Partisë Socialiste në Pukë prej dy muajsh;po te mos kish mbështetjen dhe aksesin e kryeministrit të vendit i cili kaloi më shumë se 1 orë me të, tek turizmi i Pukes, në mes të qytetit vetëm 1 javë para ditës se zgjedhjeve;po të mos kish kaluar lirshëm dhe pa pengesë pikën kufitare me Malin e Zi;dhe po të mos kishte marrë ‘ok’ e zyrës së Interpol Tirana në momentin që u ndalua nga autoritetet në piken kufitare mes Malit te Zi dhe Kroacisë.Kryeministri i vendit ka dhe duhet të ketë përgjegjësinë dhe detyrim ligjor t’i japë përgjigje para qytetarëve shqiptarë për këto fakte tronditëse” , deklaroi deputeti demokrat Gerti Bogdani.

Ai tha se, “për fat të keq, dhe në dëm të Shqipërise dhe shqiptarëve, ky ishte standardi i Edi Ramës në këto zgjedhje elektorale; blerja masive e votës; përdorimi dhe presioni i administratës; kandidimi i personave të inkriminuar dhe përfshirja e elementëve të inkriminuar për të mbështetur ata dhe për të shantazhuar shqiptarët. Këto tashmë janë fakte evidente jo vetëm për shqiptarët por edhe për ndërkombëtarët, të cilët e kanë denoncuar qartazi këtë realitet në politikën shqiptare.”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Halimi: Në kuti gjendeshin 388 fletë votimi kur ishin 377 votues. Prokuroria të hetojë
Nishani-Glover: Vullneti politik kyç, por nuk përkthehet dot në ligj »
Article Logic
Execution time: 0.023623943328857
array(1) { ["section"]=> string(68) "pd-kryeministri-rama-pergjegjes-per-arratisjen-e-arben-frrokut-14989" }