PD kundërshton drafin e mazhorancës për “drejtësinë”, Halimi: Gjithçka në dorë të Ramës

Publikuar tek: politike, më 19:36 28-09-2015 PD kundërshton drafin e mazhorancës për “drejtësinë”, Halimi: Gjithçka në dorë të Ramës

Është shoqëruar me debate të shumta mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës mbledhja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi.

Deputeti i PD-së, Eduard Halimi ka deklaruar pas mbledhjes së 9-të institucionet e reja të sistemit të drejtësisë synohen të kapen nga kryeministri Edi Rama.  Sipas Halimit, drafti i shumicës parashikon që të jetë ekzekutivi ai që do të emërojë të gjithë ekipin e institucioneve të drejtësisë, çka nuk i shërben forcimit të këtij sistemi në vendin tonë.

“Do të jetë Rama ai që do të emëroi me 84 vota të gjithë ekipin e institucioneve të drejtësisë, e pikërisht për kapjen e tyre nga Rama ne nuk biem dakortë. Kam besimin që Komisioni i Venecias pasi të njihet me propozimet tona do të shkojë në drejtim të forcimit të sistemit gjyqësor. Fillimisht kryetari i Komisionit ka kërkuar që sot të dorëzojë draftin e mazhorancës dhe më pas propozimet e opozitës, por ne e kemi kundërshtuar, deri në momentin kur u vendos se të dyja draftet do të dorëzohën njëkohësisht”, tha Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dilemat e Spartak Ngjelës: A do ta thyejnë Ramën, Meta dhe Berisha?
Propozimet e LSI për reformën në drejtësi, ndërhyrje në 31 pika »
Article Logic
Execution time: 0.064986944198608
array(1) { ["section"]=> string(89) "pd-kundershton-drafin-e-mazhorances-per-drejtesine-halimi-gjithcka-ne-dore-te-rames-21867" }