PD mbledh departamentin e shëndetësisë, fillojnë ankesat: Kush i zgjodhi njerezit

Publikuar tek: politike, më 14:03 08-02-2015 PD mbledh departamentin e shëndetësisë, fillojnë ankesat: Kush i zgjodhi njerezit Takimi i departamentit te shendetesise ne Partine Demokratike

Partia Demokratike mbledh në selinë qendrore të ngarkuarit për sistemin shëndetësor të degëve të saj nëpër rrethe, por duket se zgjedhja e këtyre njerëzve, ka shkaktuar reagim në struktura të tjera të kësaj partie.

Tritan Shehu, njoftoi në faqen e tij personale në facebook, se në PD (tek SHQUP) që nga krijimi i departamentit të shëndetësisë pas kongresit të kësaj partie, u mblodhën për herë të parë të zgjedhurit për këtë department.

“Diskutim e shkëmbim idesh për problemet e mëdha të sistemit tonë shëndetësor. Do bëjmë përpjekjet tona për transparencë e për të qartësuar shkaqet e kësaj gjendjeje alarmante. Do të japim alternativat tona realiste për të dalë nga kjo kënetë. Organizim në nivel vendi, në çdo degë të PD, specialistë të fushës për këto qëllime” shkruan Shehu i cili drejton Departamentin e Shëndetësisë.

Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i strukturave, të cilat kanë parë edhe njerëzit e përzgjedhur nga partia. Një nga anëtarët e PD në Vlorë ankohet për personin që është zgjedhur në këtë tryezë. “Atë të Vlorës kush e zgjodhi se strukturat deri tani nuk kanë zgjedhur njeri. Po e ka zgjedhur kryetari i Vlorës me mendjen e tij, atëherë këtë të zgjedhurin nuk e përfill njeri” thotë një nga anëtarët e PD.

Dhe aktiviteti që pritej të sillte ndonjë platformë, kalon në një tjetër prizëm, atë të mënyrës sesi janë zgjedhur strukturat në bazë. Ndërkohë që PD është duke organizuar një platform për shëndetësinë, sidomos pas debateve më të fundit që janë hapur në vend për integritetin e mjekëve, cilësinë dhe çmimin e barnave, por edhe testimin e mjekëve në të gjithë vendin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati: Të krahasosh Kosovën me Krimenë, njejtë si të krahasosh mollët me portokallet
Durrës, jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Portit, Selim Belortaja »
Article Logic
Execution time: 0.023247003555298
array(1) { ["section"]=> string(84) "pd-mbledh-departamentin-e-shendetesise-fillojne-ankesat-kush-i-zgjodhi-njerezit-2703" }