‘PD merrte vota nga burgaxhinjtë me leje 10 ditore’, Dako i përgjigjet Bylykbashit: Në gjyq me vemjet e tjera të Lul Peshkut

Publikuar tek: aktualitet, më 13:07 09-11-2018 ‘PD merrte vota nga burgaxhinjtë me leje 10 ditore’, Dako i përgjigjet Bylykbashit: Në gjyq me vemjet e tjera të Lul Peshkut Vangjush Dako

Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Oerd Bylykbashi i cili kërkoi arrestimin e tij.

Sipas Dakos, Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s'e njeh askush ndërkohë që në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së.

“Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s'merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa”, shkruan Dako.

Më tej Dako paralajmëron se do e hedhë në gjyq demokratin Bylykbashi. 

“Më vjen keq se e kam banor timin, po s'kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd”, shkruan mes të tjerash Dako.

Postimi i plotë:

Oerd Bylykbashi bën kompetentin në Tiranë ku s'e njeh askush. Në Durrës është personazhi më i pavotuar i PD-së! Oerdi e di shumë mirë që koha kur PD-ja i merrte votat në Durrës me figura serioze qytetare dhe me burgaxhinj me leje 10 ditore në fshat, ka vdekur. Figurat qytetare të PD ka kohë që votojnë Vangjush Dakon dhe Oerdi e di mirë! Sepse nuk kanë si i shkojnë mbrapa Oerdit që s'merr as votat e shtëpisë së vet dhe e mbante Sokol Olldashi i shkretë si sekretar nga mbrapa. Ndërsa koha e burgaxhinjve, koha e Lentit tënd që nxirreshin për të rrahur njerëzit e PS në Ishëm e nëpër fshatra, ka vdekur, vdiq bashkë me Saliun. Sot votat merren me punë e me fushata ku PS-së s'i del dot para jo Oerdi po askush. Sa takime bëj unë në 24 orë, Oerdi që fle gjumë në drekë s'ka për t'i bërë dot as në 24 vjet politikë! Më vjen keq se e kam banor timin, po s'kam çfarë i bëj, do e fus në listën e gjyqeve me vemjet e tjera të Lul Peshkut dhe po ja përsëris: Harroje Durrësin si politikan Oerd! Shijo si qytetar ndryshimet që kam bërë dhe do të bëj unë bashkë me qeverinë time, po si politikan je i mbaruar. Shyqyr që të fut Lul Peshku të parin në akuariumin e PD-së së Durrësit dhe të çon në parlament brenda në akuarium, se ty edhe moma jote ta jep votën për konflikt interesi se për bindje është edhe më e majtë se unë!

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bularati/ Ngjela komenton ngjarjen: E patë Saliun, Ramën, po Dule mavrinë me...Shteti u nda dje në dysh (E PLOTË)
‘Ministri i Brendshëm’, Fleckenstein i shkon Metës në zyrë »
Article Logic
Execution time: 0.019802808761597
array(1) { ["section"]=> string(127) "pd-merrte-vota-nga-burgaxhinjte-me-leje-10-ditore-dako-i-pergjigjet-bylykbashit-ne-gjyq-me-vemjet-e-tjera-te-lul-peshkut-140887" }