PD: Në 12 mars protestë kundër Ilir Metës, por s’do ketë bojkot

Publikuar tek: politike, më 21:22 05-03-2015 PD: Në 12 mars protestë kundër Ilir Metës, por s’do ketë bojkot

Grupi Parlamentar i PD së bashku me gjithë kryetarët e rretheve kanë vendosur mbrëmjen e sotme, në një mbledhje që është zhvilluar në orën 18.00 në selinë e PD të fillojnë protestat në gjithë vendin.

Shkak sipas tyre, është situata më e fundit e krijuar në Shqipëri, pas denoncimit të deputetit Tom Doshit se kanë dashur ta vrasin.

Kështu, është vendosur se në datën 12 mars të bëhet protesta e madhe në Tiranë, dhe më pas do të fillojnë të gjitha protestat në rrethe. Por në 12 mars, strategjia e PD është të fillojë nga megaprotesta në Tiranë.

Por, struktura e konsoliduar e Partisë Demokratike ka vendosur të mos ketë bojkot, pavarësisht mocionit që kanë kërkuar për kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Demokratët do të qëndrojnë në kuvend për të vijuar luftën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bushati takon Hahn, kërkon datën e hapjes së negociatave
Akuzat e Doshit, Klosi: U përdor politikisht. Manjani: Është një lojë për interesa politike e ekonomike »
Article Logic
Execution time: 0.019014835357666
array(1) { ["section"]=> string(66) "pd-ne-12-mars-proteste-kunder-ilir-metes-por-s-do-kete-bojkot-5077" }