PD ngushton listën me deputetin e përfolur për trafik qëniesh njerëzore, Lulzim Basha jep emrat

Publikuar tek: politike, më 12:32 28-07-2015 PD ngushton listën me deputetin e përfolur për trafik qëniesh njerëzore, Lulzim Basha jep emrat Lulzim Basha gjatë deklaratës

Lulzim Basha ka denoncuar sot 7 politikanë, duke ngushtuar kështu rrethin e emrit të dyshuar nga raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, si deputet të dënuar për trafik qëniesh njerëzore. Sipas kreut të PD-së, është “dyshja Rama-Meta, që i mbrojnë, rehabilitojnë dhe i kandiduan”.

“Ka vetëm një institucion, vetëm një instancë që nuk flet fare, që bën sikur ky problem nuk ekziston, dhe kjo është qeveria Rama-Meta. Nuk flet sepse kjo qeveri nuk është zgjidhja, por pjesë e problemit, është vetë problemi. Nuk flet dyshja Rama-Meta sepse janë ata vetë që i qëmtuan dhe i sollën trafikantët dhe kriminelët e dënuar apo në kërkim. Janë ata që mbrojtën, rehabilituan e kandiduan Ndokën, Prengën, Frrokun, Bushin, Roshin, Peçin, Ndonin dhe dhjetëra të tjerë e duke sfiduar hapur publikun, opozitën dhe aleatët tanë amerikanë dhe europianë.Nuk flet Rama dhe ortaku i tij sepse me ta morën pushtetin, me ta blejnë votat, kërcënojnë zgjedhësit dhe administratën, me ta mbushin kutitë e vjedhin votat”, tha sot Basha.

Sipas tij, raporti i DASH është  fotografia e vërtetë e përmasave të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore në Shqipëri.

“Por Shqipëria është rasti unikal kur trafikantët e qenieve njerëzore, tutorë të vajzave shqiptare të shndërruara në skllave të prostitucionit, emërohen deputetë, kryetarë bashkish, drejtorë dhe shefa të rëndësishëm në poste kyçe nga kryeministri Edi Rama dhe ortaku i tij, Ilir Meta.Raporti i DASH është berë publik. Ai tregon qartë  gjendjen e rëndë dhe shkaqet  e saj, po citoj një paragraf; “Korrupsioni dhe ndryshimet e shpeshta në drejtimin e policisë vështirësojnë luftën kundër trafikut. Bashkëpunimi dhe përfshirja e zyrtarëve të lartë me krimet që lidhen me trafikun vazhdon të mbetet shqetësuese, ndërkohë që një deputet i Parlamentit shqiptar ka qenë i dënuar më parë për akuza të tilla”, nënvizon raporti që mbulon vitin e kaluar”, theksoi Basha.

Sipas Bashës, Rama dhe Meta qeverisin me kriminelët, ndajnë pushtetin dhe privilegjet, drogën, lagunat, koncesionet, tenderat, lejet, gjobat, kontrabandën dhe evazionin. “Prandaj hesht Rama dhe Meta sepse krimi dhe personat me rekorde kriminale janë vetë themeli i kësaj qeverije. Prandaj manipulojnë provat dhe kërcënojnë e zhdukin dëshmitarët e mbrojtur, fshehin kërkesat e Interpolit për ekstradime, lirojnë dhe largojnë në drejtim të paditur vrasësit e punonjësve të policisë, kërcënojnë media, gazetarë e zyrtarë që u bien në gjurmë aferave të tyre mafioze e kriminale.Sepse Rama dhe Meta nuk shkëputen dot nga ortakët e tyre të krimit”, vazhdoi ai më tej.

Kreu i PD-së u duk i vendosur për të vazhduar nismën e dekriminalizimit.

“Personalisht, edhe pse kam nisur prej afro një viti bashkë me Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe mbështetësit e shumtë në mbarë vendin, nismën tonë për dekriminalizmin e institucioneve shqiptare nga personat me rekorde të tmerrshme kriminale, ndihem dhe jam thellësisht i brengosur me këtë situatë tronditëse të trafikimit dhe shfrytëzimit të qenieve njerëzore në vendin tim.

Nga ana tjetër, në emër të Partisë Demokratike, opozitës shqiptare dhe mbarë qytetarëve shqiptarëve që ndajnë me ne këto shqetësime, dua të falenderoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Departamentin e Shtetit në veçanti për vëmendjen e jashtëzakonshme dhe ndihmën e madhe që vazhdojnë ti japin Shqipërisë në sfidat e saj të reja të ndarjes dhe çlirimit nga sundimi i krimit, për raportin realist dhe konstruktiv që u publikua dje.

Raporti i DASH është provë e fuqishme e kësaj mbështetje. Ai pason dhe sintetizon në një kulm të ri qëndrimet e mëparshme të DASH, të ambasadorit të SHBA në Tiranë, zotit Donald Lu për pastrimin e institucioneve nga personat me rekorde kriminale, për moskandidimin e tyre në zgjedhjet vendore  pasi kandidimi i tyre përbën një poshtërim për popullin shqiptar.

Edi Rama që e ka krijuar  problemin nuk mund të fshihet pafund prapa gjethes së fikut. Tashmë bota mbarë e ka të konfirmuar të vërtetën tronditëse të gradimit të trafikantëve me pushtet, deri si ligjvënës e kryetarë bashkish, nga Rama dhe ortaku i tij. Raporti i DASH është nga kjo pikëpamje një burim referencial për çdo qeveri dhe institucion euroatlantik e më gjerë. Shtetet e Bashkuara kanë folur e po flasin me shqetësim të madh për kriminalizimin e institucioneve publike dhe parlamentit. Bashkimi Europian, Parlamenti Europian, vendet anëtare po kështu.”, tha Basha.

 

LEXO EDHE:RAPORTI I DASH: NE KUVENDIN E SHQIPERISE KA TE DENUAR PER TRAFIK TE QENIEVE NJEREZORE

RAPORTI I DASH, AMBASADA E SHBA: E TURPSHME, NJE DEPUTET I DENUAR PER TRAFIKIM, JASHTE KRIMINELET NGA PARLAMENTI

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërthen Manjani i LSI: Ndryshimet në kryeministri sikur do prisnin Lady Gaga-n, jo Merkelin
Raporti i DASH, Meta: Të luftohen pa kompromis të inkriminuarit dhe trafikantët »
Article Logic
Execution time: 0.017709970474243
array(1) { ["section"]=> string(100) "pd-ngushton-listen-me-deputetin-e-perfolur-per-trafik-qeniesh-njerezore-lulzim-basha-jep-emrat-17151" }