PD nis negociatat me aleatët

Publikuar tek: politike, më 10:04 03-04-2015 PD nis negociatat me aleatët

Partia Demokratike ka nisur sot negociatat me aleatët e saj për zgjedhjet e 21 qershorit. Negociatat sot do të përfaqësohen nga deputetët Eduard Halimi dhe Edmond Spaho. Fillimisht demokratët po zhvillojnë bisedime me kryen e Partisë Bashkimi Liberal Demokrat Arjan Starovën dhe kreun e Partisë Republikane Arjan Madhi.


Madhi tha se nuk kanë kërkuar ende asnjë bashki në negociatat me PD.  Ai e komentoi emrin e Agron Dukës për Durrësin si një njeri me peshë.  “Po negociojmë pa kushte presoni, PD kërkoi kohë për shqyrtimin e draftit’, tha Madhi pas takimit PD-PR.

Ende nuk dihen aleatët e tjerë që do t’I bashkohen të djathtës, ndërkohë që e majta ka avancuar punën e saj me PDIU-në e Shpëtim Idrizit dhe FRD-në e Bamir Topit.

Lulzim Basha ende nuk ka deklaruar kandidatin e PD-së për Tiranën, po kështu nuk janë zyrtarizuar ende emrat për bashkitë e tjera. Basha ka deklaruar moskandidimin e tij për bashkinë e kryeqytetit duke e argumentuar se duhet një kandidat me kohë të plotë dhe se vetë ai ka ndërmend të drejtojë PD-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Emrat e rinj të së majtës për Bashki: Petrit Sina në Berat e Zamira Rami Gjirokastër. Në Fier, Subashi
Nis fushata/ Meta me Bazhdarin në Shkodër, përurojnë një biznes fason »
Article Logic
Execution time: 0.024171113967896
array(1) { ["section"]=> string(33) "pd-nis-negociatat-me-aleatet-7703" }