PD, Noka: Qeveria po bën terror në Kukës, do të mbajë përgjegjësi. Reagon kreu i LSI në Kukës

Publikuar tek: politike, më 13:58 20-03-2015 PD, Noka: Qeveria po bën terror në Kukës, do të mbajë përgjegjësi. Reagon kreu i LSI në Kukës

Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka thënë sot në një deklaratë për shtyp se qeveria duhet të ndalë terrorin që po shkakton në fshatrat e Kukësit.

“Mafia e Ilir Metës, mafia e kromit e cila po vjedh pasuritë e vendit dhe po dëmton zonat duke grabitur këto pasuri është e licensuar dhe e paguar për të ushturar dhunë dhe terror ndaj banorëve të zonës”, tha Noka.

Deputeti i PD i bëri thirrje policisë të tërhiqet nga dhuna dhe presioni i urdheruar nga qeveria e cila do të mbajë përgjegjësi dëri në një. Sipas Nokës, kjo klimë dhune dhe terrori mbizotëron në zonën e Kukësit prej dy vitesh por banorët e fshatrave janë në këmbë për të protestuar.

“Partia Demokratike i bën thirrje porositësve të kësaj dhune, të heqin dorë nga dhunimi i banorëve të Kukësit. Populli është në këmbë dhë ora e drejtësisë po vjen”, tha deputeti i PD, Noka.

Pas deklaratës së Flamur Nokës, ka reaguar dhe kreu i LSI, në kukës, Qemal Elezi ka thënë se këto janë shpifjet e rradhës të PD kundër Ilir Metës dhe se me këto shpifje ofendohen banorët e qarkut. Elezi ka thënë se firmat e kromit nuk janë licensuar gjatë kësaj qeverie, por licesnimi i tyre është bërë gjatë periudhës 2009 - 2013. Ai tha se Meta nuk ka asnjë lidhje me këtë çështje dhe e ka quajtur Flamur Nokën mafie e tokave në zonën e Novosejt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha: Larg kriminelët nga zgjedhjet lokale
Shkëlzen Berisha reagon për urdhër-arrestet ndaj Doshit dhe Frrokut, kujton videon Meta- Prifti »
Article Logic
Execution time: 0.011120080947876
array(1) { ["section"]=> string(67) "pd-noka-qeveria-po-ben-terror-ne-kukes-do-te-mbaje-pergjegjesi-6474" }