PD pa burime të forta financiare?! Kërkon donacione dhe jep 7 numra të llogarive bankare

Publikuar tek: politike, më 07:55 03-08-2015 PD pa burime të forta financiare?! Kërkon donacione dhe jep 7 numra të llogarive bankare

Partia Demokratike duket se nuk i ka dhe aq të forta burimet dhe qëndrueshmërinë e saj financiare. Në faqen zyrtare të kësaj partie, del një dritare dialoguese ku shkruhet “Dhuro” dhe në brendësi të saj janë 7 numra llogarie bankare për ata që duan të bëhen donatorë për PD.

Partia e dytë më e madhe në vend, kërkon kështu ndihmën e mbështetësve apo simpatizantëve të saj edhe në aspektin financiar me qëllim krijimin e burimeve të reja të të ardhurave.

Kujtojmë se Partia Demokratike përfitoi 57 milionë lekë të reja në zgjedhjet e 21 qershorit por me urdhër të Bashës, kanndidatët e saj nuk përfituan asgjë nga kjo shifër. Basha u kërkoi atyre të mbulonin vetë shpenzimet e fushatës elektorale për lokalet 2015, dhe i udhëzoi të kërkonin mbështetjen e simpatizantëve të PD për realizimin e takimeve, lëvizjet me makinë nga një vend në tjetrin, realizimin e posterave elektoralë e gjithçka tjetër që u duhej deri në përmbyllje të fushatës .

Çfarë shkruhet në faqen zyrtare të PD

“DHURO

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPERISE 

Nr.e llogarive bankare 

Banka Nderkombetare Tregetare 

EUR Account no: 00000/03/000309/01    IBAN: AL70207110320000030300030901

Leke Account no:H00003/03/000203/01   IBAN: AL23207110320000030300020301

USD Account no: 00003/03/000202/07    IBAN: AL39207110320000030300020207

Raiffeisen Bank 

EUR Account no :8020003045   IBAN: AL84202110130000008020003045

CHF Account no: 8010003045   IBAN: AL02202110120000008010003045

USD Account no: 8030003045   IBAN: AL69202110130000008030003045

Leke Account no:0101003045   IBAN: AL80202110130000000101003045”, është ajo çfarë shkruhet në faqen zyrtare të PD.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Restaurimi i Monumentit të Pavarësisë, Bozdo: Veliaj gënjen, përgjegjësi e Kumbaros dhe Tahirit
PD, Boçi denoncon e-mailin: Drejtorëve të shkollave u kërkohet lista me bindjet politike të stafit »
Article Logic
Execution time: 0.019546031951904
array(1) { ["section"]=> string(92) "pd-pa-burime-te-forta-financiare-kerkon-donacione-dhe-jep-7-numra-te-llogarive-bankare-17582" }