PD, Paloka: Arben Frroku u përdor nga Rama në fushatën e Pukës, iu dha leja të largohet nga Shqipëria

Publikuar tek: politike, më 16:47 29-06-2015 PD, Paloka: Arben Frroku u përdor nga Rama në fushatën e Pukës, iu dha leja të largohet nga Shqipëria

Kreu i grupit parlamentar të Patrisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar në një deklaratë për shtyp në lidhje me vendimin e Gjykatës së Apelit ditën e sotme për dënimin me burgim të përjetëshëm të Arben Frrokut.

Paloka ka akuzuar kryeministrin Rama se ka bashkëpunuar me Arben Frrokun gjatë fushatës elektorale në qytetin e Pukës dhe më pas i ka dhënë atij lejen për t'u larguar jashtë vendit.

“Prej dy muajsh Frroku udhëhoqi fushatën e Partisë Socialiste në Pukë dhe në përfundim vulosi hapur në sytë e të gjithë qytetarëve, te turizmi, aleancën me Ramën në Pukë. Të gjithë e dinë se si Arben Frroku u largua nga Shqipëria. U largua ditën e zgjedhjeve në Pukë, pasi u përdor nga Rama. Atij iu dha jela për t’u larguar jashtë vendit”, ka thënë Paloka.

Sipas Edi Palokës, kjo është një lidhje e qartë e Ramës dhe maxhorancës me krimin.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zgjedhjet lokale, eurodeputeti Kukan: Ishin pozitive dhe të qeta, të presim raportin final
Plas sherri në PD Shkodër. Kryetari akuzon Topallin: Ambasadore shëtitëse në Razëm »
Article Logic
Execution time: 0.018098831176758
array(1) { ["section"]=> string(104) "pd-paloka-arben-frroku-u-perdor-nga-rama-ne-fushaten-e-pukes-iu-dha-leja-te-largohet-nga-shqiperia-14904" }