PD, Paloka: Meta po krijon alibi, të japë dorëheqjen

Publikuar tek: politike, më 13:19 06-03-2015 PD, Paloka: Meta po krijon alibi, të japë dorëheqjen

Në një deklaratë për shtyp deputeti i PD Edi Paloka , tha se kreu i Kuvendit Ilir Meta, pasi doli nga prokuroria ka shkuar në zyrën e ministrit të Brendshëm me qëllim konslutimin për manipulimin e dëshmisë.

“I akuzuari për vrasje Ilir Meta del ballë për ballë me të akuzuarin për fshehjen dhe negocimin e vrasjeve Saimir Tahirin sepse kanë nevojë të konsultohen për të krijuar skenarin e tyre. Kanë bashkepunuar me qëllim krijimin e alibisë për të mos u marrë vesh e vërteta”, tha Paloka.

“Pse menjëherë pas marrjes në pyetje në Prokurori, Ilir Meta e mbajti vrapin në zyrën e Ministrit të Brendshëm? Cili është plani i tyre, çfarë alibie po gatuajnë në errësirë kumbarët në pushtet? Si kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të PD-së.

Edi Paloka tha se Meta duhet të japë dorëheqjen pasi fakti që është i veshur me pushtet përbën pengesë serioze për një hetim objektiv. “Asnjë alibi nuk do ta shpëtojë nga përballja me të vërtetën”, tha Paloka për kryetarin e Kuvendit Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Slogan i Metës: Me qetësi dhe dashuri
Berisha mohon thirrjen, Prokuroria: Dëshmitë sipas grafikut »
Article Logic
Execution time: 0.029348850250244
array(1) { ["section"]=> string(54) "pd-paloka-meta-po-krijon-alibi-te-jape-doreheqjen-5137" }