PD, Paloka: Qytetarët presin dorëheqjen e Metës

Publikuar tek: politike, më 14:25 10-03-2015 PD, Paloka: Qytetarët presin dorëheqjen e Metës

Në një deklaratë për media, deputeti i PD Edi Paloka, tha se Ilir Meta është kontradiktor me deklaratat e tij duke pranur dje se akuzat e Tom Doshit janë mbajtur të fshehta për gjashtë muaj.

“Ilir Meta është akuzuar nga depiteti i mazhorancës me figurë dhe me zë se ka paguar për vrasjen e dy deputetëve. Por ai dje tregoi se është kontradiktor dhe kaotik në sytë e opinionit publik. Askush nuk e njeh më për kryetar Kuvendi dhe Shqiptarët presin vetëm një fjalë nga ai, të japë dorëheqjen”, tha Paloka.

"Dje Ilir Meta u shfaq si njeriu që ka kryer krimin dhe kërkon të lajë duart: Ai pranoi se akuzat e Tomë Doshit janë mbajtur të fshehura për 6 muaj, dhe tani që ai është përjashtuar nga grupi i Partisë Socialiste, këto akuza nuk paskan më vlerë. Gjithashtu, Meta konfirmoi akuzën kryesore të Partisë Demokratike, kur tha se kishte ftuar dhe takuar familjarë të deputetit Fufi, me një qëllim; që t’i faturonte opozitës porosinë për vrasjen e tij", tha kreu i Grupit Parlamentar të PD.

Paloka tha gjithashtu se Meta vazhdon të fshihet dhe të rrijë i lidhur pas karriges por qyetarët presin vetëm që ai të japë dorëheqjen. Ai përsëriti thirrjen për protesta në 12 Mars duke thënë se nuk do të ndalen deri sa e drejta të triumfojë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vasili: Opozita të bashkëpunojë për miratimin e ndryshimeve në kodin zgjedhor
Me Obamën ‘’selfie’’? Me Renzin, Rama bën shumë më shumë (FOTO NË BRENDËSI) »
Article Logic
Execution time: 0.018550872802734
array(1) { ["section"]=> string(50) "pd-paloka-qytetaret-presin-doreheqjen-e-metes-5460" }