PD, Paloka: Rama mori në mbrojte bunkerin, konfirmoi degradimin politik

Publikuar tek: politike, më 19:28 15-12-2015 PD, Paloka: Rama mori në mbrojte bunkerin, konfirmoi degradimin politik

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së bërë nga kryeministri Edi Rama në Shkodër, se bunkeri i ndërtuar pranë Ministrisë së Brendshme nuk nderon komunizimin, por u tregon të rinjve absurditetin e tij.

Sipas Palokës, Rama me këtë deklaratë mori në mbrojtje simbolin e komunizmit duke konfirmuar degradimin e tij të plotë politik e moral. Ai u shpreh se kryeministri vendosi t’i qëndrojë gjithashtu deri në fund ‘aktit kriminal e provokues’ të dekorimit të persekutorëve komunistë.

Deklarata e plotë e Edi Palokës:

Edi Rama konfirmoi sot degradimin e tij të plotë politik e moral, duke u shfaqur i habitur dhe duke fajësuar popullin që është në revoltë edhe për dekoratat e tij për xhelatët e diktaturës.

Edhe më keq, nga Shkodra, Edi Rama zgjodhi të merrte në mbrojtje bunkerin, simbolin e izolimit dhe të paranojës shkatërruese të komunizmit.

Edi Rama e kishte në dorë, të hiqte dorë nga dekorimi, ti anullonte medaljet e tij për persekutorët, por zgjodhi sot ti qëndrojë deri në fund këtij akti kriminal e provokues.

Në vend se të kërkonte falje, ai zgjodhi tamam Shkodrën për të fyer qytetarët duke i quajtur të marrë pse nuk e duan bunkerin, pse janë kundër simbolit të regjimit më të egër komunist të lindjes.

Ky çudan, i përçudnuar hajdut e arrogant, bën të paditurin edhe kur qytetarët revoltohen për deklaratat e tij raciste, përçarëse, e nxitëse të urrjetjes mes shqiptarëve.

Partia Demokratike i bën të ditur Edi Ramës se populli është në këmbë për gjithë perversitetet e tij të përziera me korrupsion e krim, prandaj të mos habitet aspak.

Populli nuk është thjesht në këmbë. Populli është ngritur për ta larguar atë, për ta shporrur bashkë me bandën e tij të hajdutëve.

Edi Rama do të japë llogari deri më një, për fyerjet, provokimet, për aktet që rikthejnë të kaluarën e dhimbshme me të cilën shqiptarët janë ndarë me gjak e sakrificë.

Ai do të japë llogari për çdo të keqe që po i shkakton sot popullit, për çdo qindarkë që po i vjedh.

Të enjten para Parlamentit qytetarët do të tregojnë se ata janë zot të vendit, dhe ai është dhe ishte thjesht një aksident i shëmtuar i historisë sonë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha mbledh 53 krerët e degëve në prag të protestës
Ramën nuk e ‘mbajnë nervat’ në Shkodër, i bërtet socialistit: Mbylle gojën »
Article Logic
Execution time: 0.01875901222229
array(1) { ["section"]=> string(74) "pd-paloka-rama-mori-ne-mbrojte-bunkerin-konfirmoi-degradimin-politik-27846" }