PD paralajmëron sipërmarrësit: Mos hidhni para te “Qemal Stafa” për interesat e Ramës, do e anulojmë

Publikuar tek: politike, më 12:22 24-01-2016 PD paralajmëron sipërmarrësit: Mos hidhni para te “Qemal Stafa” për interesat e Ramës, do e anulojmë

Partia Demokratike me anë të zëdhënëses Ina Zhupa ka paralajmëruar sot të gjithë sipërmarrësit që të mos bëhen pjesë e asaj që Zhupa e quajti plani korruptiv dhe financiar i kryeministrit Edi Rama me stadiumin e ri “Qemal Stafa”.

Sipas Zhupës, qëllimi i Ramës është që ta kthejë stadioumin në biznes për të dhe miqtë e tij, duke qenë se impanti ndodhet në zonën më të shtrenjtë të kryeqytetit. Ajo theksoi se PD do të anulojë menjëherë projektin sapo të vijë në pushtet, pasi ndryshe nga Rama, kjo parti është në favor të një stadiumi serioz, ku prioritet ka loja dhe spektatori dhe jo klientela e kryeministrit.

Deklarata e plotë e Ina Zhupës:

Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.

Edi Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar, në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij.

Partia Demokratike lajmëron të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anullojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

Është në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standarteve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.

Do të ketë stadium për futbollin e për sportet e tjera, dhe jo stadium për bizneset e Edi Ramës, për tu majmur ai dhe miqtë e tij.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadori britanik, Cannon: Politika dhe gjyqësori, të lidhur me korrupsionin
Majko: Arbën Xhaferi, rilindasi i fundit i popullit tim »
Article Logic
Execution time: 0.22079300880432
array(1) { ["section"]=> string(102) "pd-paralajmeron-sipermarresit-mos-hidhni-para-te-qemal-stafa-per-interesat-e-rames-do-e-anulojme-30810" }