PD: Paratë e Dzanashvilit mbulojnë luksin e Veliajt në fushatë

Publikuar tek: politike, më 12:16 16-06-2015 PD: Paratë e Dzanashvilit mbulojnë luksin e Veliajt në fushatë

Partia Demokratike vijon akuzat ndaj kandidatit të ASHE-së Erijon Veliaj, i cili kandidon për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Nëpërmjet Gerti Bogdanit, Partia Demokratike i ka kërkuar llogari kandidatit për shpenzimet në fushatën elektorale, ku pretendohet se nuk po bëhet transparencë nga ana e tij.

“1 milionë 144 mijë euro vetëm për reklama televizive. Kjo shifër sa vjen e rritet çdo ditë. Erion Veliaj po shton me dëshpërim spotet elektorale, ndërkohë që nuk bën transparencë me burimet e financimit. Këto pyetje kishim për Veliajn:  Pse nuk bën transparecë për financimin? Nga vijnë këto para,  kush është burimi i tyre? Pse nuk bën transparencë me lidhjet e parave ? Pse nuk bëhet transparencë  me paratë e Dzanshvilit që mbulojnë  luklsin e tij në fushatë?”, tha Bogdani në një deklaratë për mediat. Ai shtoi se këto janë fakte për të cilat kandidati Veliaj  do të gjykohet pas 5 ditësh nga qytetarët.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ambasadorja Vllahutin apel të rinjve: Shmangni votimet familjare
Bojaxhi sulmon Veliajn: 2.5 milionë euro fushtë për teatër e propagandë »
Article Logic
Execution time: 0.032050848007202
array(1) { ["section"]=> string(67) "pd-parate-e-dzanashvilit-mbulojne-luksin-e-veliajt-ne-fushate-13740" }