PD, Patozi: LSI urdhëroi bllokimin e fabrikës së miellit të kandidatit të PD në Vorë. Reagon Ministria e Bujqësisë

Publikuar tek: politike, më 16:31 24-05-2015 PD, Patozi: LSI urdhëroi bllokimin e fabrikës së miellit të kandidatit të PD në Vorë. Reagon Ministria e Bujqësisë

Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka lëshuar akuza të forta për kreun e LSI, Ilir Meta, në lidhje me mbylljen e fabrikës së miellit të kandidatir të Partisë Demokratike në Vorë, Fiqiri Ismaili.

Patozi tha se kontrolli në fabrikë, edhe pse sot është ditë pushimi, është urdhëruar nga Ilir Meta, si presion ndaj kandidatit të Partisë Demokratike.

“Ministria e Bujqësisë e urdhëruar nga Ilir Meta, megjithëse administata e ka pushim të shtunën dhe të dielën, por kjo nuk vlen për horrat e LSI, bllokuan biznesin e Fiqiri Ismailit, kandidatit të PD në Vorë. Kryetari i Bashkisë asnjëherë nuk ka patur asnjë problem me ligjin. Edhe biznesi i tij i hapur në vitin 2012 kurrë nuk ka patur shqetësimin më të vogël. Goditja vjen pas një vale presioni dhe trysnie që po ushtrojnë forcat e policisë dhe horrat e LSI ndaj kandidatëve të Partisë Demokratike”, tha deputeti i PD, Patozi.

Patozi tha se ky rast do t'i paraqitet OSBE-së dhe i kërkoi kryeministrit Rama të distancohet nga ky veprim ose në të kundërt do të quhet bashkëautor dhe bashkëpërgjegjës.

Pas deklaratës nga Partia Demokratike, ka reaguar Ministria e Bujqësisë, sipas të cilës mielli me aflatoksinë është konstatuar gjatë kontrollit në disa subjekte në Tiranë. Ministria tha se AKU e ka bllokuar ngarkesën pasi janë konstatuar nivele të larta aflatoksine dhe se po gjurmohet origjina e miellit. Sipas MB, kontrolle për miellin ka patur edhe në qytetet e Vlorës, Korçës dhe Durrësit. Ministria e Bujqësisë shprehet se politizimi i kësaj çeshjteje është në dëm të qytetarëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama në Roskovec: Kandidati i PD është një batakçi
PD, Bogdani: Rama shkatërroi sot ndërtesën që vetë i kishte dhënë leje »
Article Logic
Execution time: 0.031260013580322
array(1) { ["section"]=> string(117) "pd-patozi-lsi-urdheroi-bllokimin-e-fabrikes-se-miellit-te-kandidatit-te-pd-ne-vore-reagon-ministria-e-bujqesise-11873" }