PD për përmbytjet: E keqja duket se nuk ka kaluar

Publikuar tek: politike, më 14:20 01-12-2017 PD për përmbytjet: E keqja duket se nuk ka kaluar

Kryetari i këshilltarëve demokratë të Bashkisë së Tiranës, Kreshnik Çollaku u shpreh se opozita ka zgjedhur të jetë në krah të njerëzve dhe jo të bëjë politikë me përmbytjet.

 “Nuk ka gjë më të lehtë për një opozitë sesa të bëjë akuzuesen në një situatë të tillë, por kemi zgjedhur të jemi me qytetarët, të mbështesim efektivët e ushtrisë, policisë, mjekët dhe këdo që është në shërbim të njerëzve”, tha Çollaku.

Ai thotë se ata që po bëjnë politikë me përmbytjet janë kryeministri dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, që në vend që të menaxhojnë situatën për të cilën janë përgjegjës, numërojnë sukseset.

Kryetari i këshilltarëve demokratë u bën thirrje banorëve të Tiranës dhe zonave të tjera të prekura nga përmbytjet, pavarësisht përkatësisë partiake, të përçmojnë cinizmin e qeveritarëve për të ndihmuar njëri-tjetrin në këtë situatë të vështirë.  

“E keqja duket se nuk ka kaluar. Të ndihmojme njëri-tjetrin. Llogaritë me pushtetin do t’i bëjmë shpejt”. 

 

Më shumë në këtë kategori: « Peleshi shpall gjendjen kritike për Vjosën: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur
Përmbytjet, ish-demokrati kritika Bashës: Ku është, po fle, apo është pjesë e marrëveshjes me Ramën »
Article Logic
Execution time: 0.0037331581115723
array(1) { ["section"]=> string(55) "pd-per-permbytjet-e-keqja-duket-se-nuk-ka-kaluar-101524" }