PD përshëndet marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore: E rëndësishme për paqen në Lindjen e Mesme

Publikuar tek: politike, më 18:43 14-07-2015 PD përshëndet marrëveshjen e arritur mes Iranit dhe fuqive botërore: E rëndësishme për paqen në Lindjen e Mesme

Partia Demokratike e Shqipërisë ka përshëndetur marrëveshjen e arritur sot mes Iranit dhe 5 fuqive botërore në lidhje me programin bërthamor të shtetit islamik.

PD e ka konsideruar një ogur të mirë këtë marrëveshje për paqen në rajonin e Lindjes së Mesme, ndërsa i është bashkuar qendrimit të SHBA-së dhe BE-së në këtë çështje.

“Negociatat mes SHBA, 5 fuqive botërore dhe Iranit u mbyllën me një marrëveshje. Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndet palët negociatore për arritjen e kësaj marrëveshje me rëndësi historike për ndalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe që përbën një ogur të mirë për paqen në Lindjen e Mesme. Partia Demokratike bashkohet me qendrimin e partnerëve tanë strategjike Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në këtë përpjekje”, thuhet në reagimin e PD-së.

Lexo edhe: Arrihet marrëveshja e Perëndimit me Iranin për programin bërthamor 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shkëlzeni ironi me Ramën: "Lideri i Rajonit" e pret Merkelin ne Tirane, qytetaret e tij në Gjermani
Gjergj Bojaxhi mohon krijimin e partisë: Nuk ka asgjë konkrete »
Article Logic
Execution time: 0.031752109527588
array(1) { ["section"]=> string(116) "pd-pershendet-marreveshjen-e-arritur-mes-iranit-dhe-fuqive-boterore-e-rendesishme-per-paqen-ne-lindjen-e-mesme-16181" }